Mbi një milion të rinj nga e gjithë bota u mblodhën në Tor Vergata në Romë për Jubileun e tyre.
Pas mbylljes së kësaj ngjarje teksa të pranishmit janë duke u larguar, ajo që është vënë re mes gjithë kësaj turme është pikërisht flamuri shqiptar.
Aktualisht besimtarët po marshojnë aktualisht përgjatë Via dell'Arciginnasio për t'u larguar nga Tor Vergata dhe për të arritur në stacionet më të afërta të metrosë në Romë.
"Jubileu i të Rinjve ishte një festë e madhe paqeje, një moment emocional lumturie dhe bashkimi. Dhe një sukses i madh organizativ për Romën.
Mbi një milion të rinj, pasi pushtuan dhe ngjyrosën qytetin këtë javë me këngë dhe valle", shkroi në Instagram Alessandro Onorato, Këshilltar për Ngjarjet e Mëdha, Sportet, Turizmin dhe Modën.
Nqs valëvitet në Itali mirë do të ishte që edhe flamuri italian të ndodhej në krah të tij...
Përse? Ndoshta duhej të ishte dhe ai i Anglisë, i Tuqis, etje. Lali ata ishin për të përfaqësuar Shqipërinë e jo si pjesë të miqësisë italo-shqiptare. A e ke lexuar përse flet artikulli?
Si gjithnjë ndjenja e inferioritetit vështirë se mund të shkulet me kalimin e kohës, "2025", flamuri shqiptar valvitet në Tor Vergata në Itali". Nuk përqendroheni në ngjarje por tek propaganda dy lekëshe.