Kallas reagon pas thirrjes së Trump: BE do të diskutojë mbi Ngushticën e Hormuzit

16 Mars 2026, 09:10Bota TEMA
Kallas reagon pas thirrjes së Trump: BE do të diskutojë mbi

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do të diskutojnë opsionet për të ndihmuar në mbajtjen e hapur të Ngushticës së Hormuzit, deklaroi përfaqësuesja e lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, Kaja Kallas.

“Është në interesin tonë që Ngushtica e Hormuzit të mbetet e hapur. Ndaj po shqyrtojmë çfarë hapash mund të ndërmarrë Evropa në këtë drejtim”, u tha Kallas gazetarëve para një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel.

Deklarata vjen pasi Donald Trump bëri të ditur se u ka kërkuar shtatë vendeve të rrisin përpjekjet për të garantuar hapjen e kësaj rruge të rëndësishme detare. Ai paralajmëroi gjithashtu se NATO mund të përballet me një “të ardhme shumë të vështirë” nëse aleatët nuk ofrojnë mbështetje.

1 Komente

  1. N
    Niku

    A ka me burra Europa?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje