“Khamenei, Hitleri i ri i Lindjes së Mesme” – Deklarata e Bin Salman që nënshkroi fatin e një rajoni

19 Qershor 2025, 18:03Bota TEMA
“Khamenei, Hitleri i ri i Lindjes së Mesme” – Deklarata e

Në nëntor të vitit 2017, zhurmë e madhe mediatike përshkroi gjithë botën, pas një deklarate që Princi saudit i Kurorës, Mohammed Bin Salman, kishte bërë.

“Lideri Suprem i Iranit (Ajatollah Ali Khamenei) është Hitleri i Lindjes së Mesme”.

Asokohe, u mor si një deklaratë e thjeshtë politike.

Si një cytje që kishte filluar të merrte jetë nga puna në hije e një administrate të re amerikane, por që askush nuk e kishte parë.

Doli nga “hiçi” dhe u mendua se ishte një nxitim.

Por në fakt, sot mund të shihet se ishte deklarata e veçuar ndoshta më e rëndësishme e bërë në Lindjen e Mesme në shekullin e ri.

Ishte ngjizja e një deklarate të një kompulsioni të pritshëm në rajon, por edhe në botë.

“E kemi mësuar ç’ bëri Hitleri në Evropë. Nuk duam që Hitleri i ri i Lindjes së Mesme ta ripërsërisë”, deklaronte Bin Salman me bindjen më të plotë.

Diçka që e përforcoi gjatë një interviste të mëvonshme për emisionin “60 Minutes” në rrjetin amerikan CBS.

Koha e tregoi se deklarata nuk ishte thjesht aty. Me Marrëveshjet e Abrahamit që pasuan ne vitin 2020, u kuptua se pllakat tektonike të politikës po lëviznin.

Disa shtete të lindjes, po shihnin për nga Perëndimi i largët më shumë se kurdoherë.

Hapi u ndal më pas disi për katër vjet, me ndryshimin e administratës amerikane, por është sot më shumë se kurrë, që deklarata e Bin Salman merr peshën që i takonte prej asaj dite, me çfarë është parë në thuajse një javë mes Izraelit dhe Iranit.

Qëndrimet e sotme të MBS-së janë natyrisht më të zbutura, për disa arsye dhe sulmet e Izraelit ndaj Iranit, ai nuk i ka mbështetur.

Një marrëveshje e vitit 2023 e ndërmjetësuar nga Kina i rivendosi lidhjet diplomatike mes Arabisë Saudite dhe Iranit, duke çuar në vizita të nivelit të lartë dhe përpjekje për uljen e tensioneve.

Po ashtu, Arabia Saudite po i jep përparësi stabilitetit rajonal për qëllimet ekonomike të Vizionit 2030, duke kërkuar ulje të tensioneve.

Arabia Saudite dënoi sulmet izraelite ndaj Iranit dhe mbështeti bisedimet e tij bërthamore me SHBA-të.

Megjithatë, tensionet vijojnë të jenë të pranishme, pikërisht prej ambicieve të Republikës Islamike për të pasur armë bërthamore.

6 Komente

  1. M
    Maliqi

    Ky prini i leshit dmth i kurores eshte ai qe dha urdher per te therur ne copa copa gazetarit amerikan me origjine nga Arabia Saudite ne konsullaten ne Stamboll? nese eshte ky, atehere qenka me i keq se Hitleri. Ai te pakten i mbyste me gaz duke i vene ne gjume dike bere dush.

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xy

      Pa e rruajtur fare per islamin por mbreteria saudite eshte koka e judizmit e kamufluar si qerdhja islame. qe 30vjet te gjitha konspiracionet, panet terroriste, propaganda kunder islamit, trajnimi i terroristeve jane bere ne dhe nga arabia saudite. Mbreteria saudite eshte zemra dhe koka e shejtanit islamik. Nga nji perde e kamufluar si vend i shenjt dhe nga nji gure i kote ku gjoja gjuajne shejtanin kta monstra mledhin miljarda dollar ne vit nga nje klas e ma prapambetur ne bote

      Përgjigjjuni
      1. S
        SULEJMANI

        BIN SALMANI, NJERI PREJ INDIVIDEVE, DHE PERFAQSUES I NJERES PREJ MBRETERIVE ME TE KORRUPTUARA TE GLOBIT. KJO NJIHET 100 PER QIND NE BOTE. NUK PRITEN GJYKIME NGA KJO KATEGORI IMORALE E NJEREZIMIT.

        Përgjigjjuni
        1. I
          Igor

          Nje Hebrej e mbron Hitlerin Hebrej ,ky me origjine Hebraike nuk mundet ti kritikon renjet e veta Kahmenaj e ka fajin vetem per te drejtat e Grave por Kahmenai nuk e filloj luften kunder Izraelit por e kunderta ,dhe Kahmenai nuk ben Gjenocid si a i renjeve tjuaja qe vrasin femi e Gra dhe duan te okupojne te gjith lindjen e mesme pra nese je bure fole nji here ne jeten tende te verteten.

          Përgjigjjuni
          1. N
            NJE KATUNAR PO KATUNAR TIRANE

            IGOR SIPAS KOMENTIT TEND TI NA LE TE KUPTOJME SE NE ARABIN SAUDITE NUK VEPROKA KURANI POE BIBLA

            Përgjigjjuni
            1. Q
              Qifuti Dhe sauditi I mire jane te vdekur

              O katunar,Cifutet e qelbur e kane teuratin si liber i shenjte Dhe jo inxhellin (biblen).Cifutet e qelbur nuk besojne ne “Catholic means universal” si fe.Por sauditet jane vrases si qifutet e qelbur.Ato vrane mbi 400mije jemen Dhe asnjeri nuk reagoi

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje