Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, ka reaguar pas dakordësimit SHBA-Kiev për marrëveshjen e propozuar nga Uashingtoni për armëpushim 30-ditor në Ukrainë.
Trump thotë se “delegacioni i SHBA-ve pritet të takohet me përfaqësuesit e Rusisë më vonë sot ose nesër për të marrë përgjigje lidhur me armëpushimin në Ukrainë”.
Presidenti amerikan konfirmoi gjithashtu se do të ftojë Volodymyr Zelenskyn përsëri në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar se “ne duam ta mbyllim luftën në Ukrainë”.
Sot (11 mars) delegacionet e SHBA-ve dhe të Ukrainës biseduan për rreth nëntë orë në Arabinë Saudite lidhur me negociatat e paqes për Ukrainën.
Pas përfundimit të bisedimeve, Kievi pranoi propozimin e Uashingtonit për armëpushim 30 ditor në Ukrainë, ndërkohë që SHBA rinisi shërbimin e inteligjencës me Ukrainën.
Pas bisedimeve të suksesshme, presidenti ukrainas tha se propozimi 30-ditor i armëpushimit mbulon vijën e frontit, jo vetëm ajrin dhe detin.
“Pala amerikane i kupton argumentet tona, i pranon propozimet tona dhe dua të falënderoj presidentin Trump për konstruktivitetin e bisedës mes ekipeve tona”, tha ai në një deklaratë në Telegram.
Zelensky konfirmoi se Ukraina ka pranuar propozimin e armëpushimit, duke shtuar se “ne e konsiderojmë atë pozitiv dhe jemi të gatshëm të ndërmarrim këtë hap”.
Deklarata e përbashkët SHBA-Ukrainë
Në deklaratën e tyre të përbashkët, pas një takimi nëntë orësh, SHBA dhe Ukraina theksojnë se SHBA do të heqë menjëherë pezullimin e shkëmbimit të informacionit dhe do të vazhdojë ndihmën e saj për Ukrainën për sigurinë në Ukrainë.
Është një përparim i rëndësishëm për Ukrainën, e cila u mbështet në inteligjencën amerikane në lëvizjet e ushtrisë ruse dhe vendndodhjet e objekteve kritike. Përveç kësaj, dihej se ndihma për sistemet kritike amerikane, përfshirë bllokuesit për avionët luftarakë, ishte ndërprerë.
Ukraina shprehu gjithashtu gatishmërinë e saj për të pranuar propozimin e SHBA për të vendosur një armëpushim të menjëhershëm, të përkohshëm 30-ditor.
Je Zeusi i njerezimit, kam kohe qe po shkruaj qe je dhurata me e vyer e perendise per njerezimin, nuk kaloi as edhe dy muaj dhe paqja po arrihet, marrsh nga ditet tona Donald
Eh sociopati plak, l'a ka kaluar Stormi Daniels. E pagoi për seks, apo për të marrë leksione për të dredhur bythën?
Letra zelenskin,por fto Sali kriminelin dhe Muçi xhepën si dy koka botërore të politikës,edhe Muli nuk është keq si budallai më i madh nga Kukësi
Amerikonet kurva kenetash.