Të gjithë janë kthyer të flasin për bombën atomike, si garancinë e vërtetë të sigurisë për vendin e tyre. Pse Ukraina duhej të çmontonte arsenalin e saj në vitin 1996? A mund t’u besojmë “garancive” franceze dhe britanike?
Nga Lucio Caracciolo
Në vitin 1966, “I Giganti” këndonin “Noi non abbiamo paura della bomba” (Ne nuk kemi frikë nga bomba. Kjo ishte një moto, “ne nuk kemi frikë nga bomba”, e cila sot besoj se duhet vënë disi në dyshim, sepse bomba atomike rikthehet si protagoniste në këtë luftë në Ukrainë dhe në gjithçka që lidhet me negociatat që shpresojmë vërtet të fillojnë mes Rusisë, Ukrainës dhe Amerikës. Le të fillojmë me një lajm ndoshta pak të njohur.
Pak më shumë se një vit më parë, inteligjenca amerikane zbuloi se Putini kishte vendosur të përdorte bombën atomike në hapësirë si një mjet frikësimi, një paralajmërim për Ukrainën, dhe se ishte ndalur në momentin e fundit nga partnerët e tij kinezë, të cilët i kishin thënë: “Po ku mendon se po shkon?”
Ndoshta lajmi është i vërtetë, edhe pse informacionet e inteligjencës gjithmonë duhet marrë me rezervë, por na kujton një pikë thelbësore, domethënë që kemi kaluar nga faza e gjatë e frikësimit gjatë Luftës së Ftohtë, kur nga njëra anë ishin sovjetikët dhe nga ana tjetër amerikanët të armatosur “deri në dhëmbë me bomba”, por me rregulla mjaft të qarta, që nuk do të duhej të përdorej dhe që shërbente vetëm si mjet frikësimi, si kërcënim për të parandaluar përdorimin e saj.
Tani, përkundrazi, të gjithë, edhe gazetat, diskutojnë jo vetëm për bombën si frikësim, por edhe si një armë për t’u përdorur në terren ose, siç kemi parë, në hapësirë.
Më tepër se kaq, duket se tashmë të vetmet shtete vërtet sovrane janë ato që disponojnë një arsenal bërthamor. Problemi është se ndërkohë këto shtete po shtohen dhe rrezikojnë të bëhen gjithnjë e më shumë, pikërisht sepse e shohin bombën atomike si garancinë e vërtetë të sovranitetit të tyre.
Dhe këtu vijmë tek rasti i Ukrainës, që na kthen pas në vitin 1996, kur Ukraina, pasi kishte marrë garanci – ato garancitë e famshme të sigurisë për të cilat flitet gjithmonë – nga Amerika, Rusia dhe edhe nga vende të tjera, vendosi të çmontonte arsenalin e saj bërthamor.
Më kujtohet që kur Ukraina u bë e pavarur, në vitin 1991, ajo kishte arsenalin e tretë bërthamor më të madh në botë. Në të vërtetë, ai ishte pjesë e arsenalit sovjetik dhe e kishte trashëguar nga BRSS. Rusët këmbëngulën, në marrëveshje me amerikanët, që Ukraina t’ia dorëzonte këtë arsenal, dhe rezultatin e kemi sot përpara syve.
Por mund të marrim shumë shembuj të tjerë. Për shembull, Libia e Gadafit, që ishte një hap larg armës bërthamore, hoqi dorë dhe e dimë mirë se si përfundoi. Për shembull, Iraku i Sadam Huseinit, e njëjta histori.
Ndërsa, për shembull, e kundërta ndodhi me Korenë e Veriut, e cila krijoi arsenalin e saj bërthamor duke injoruar presionet amerikane, dhe sot, falë këtij arsenali, i frikëson të gjithë ata që do të dëshironin ta zhduknin regjimin e saj nga faqja e dheut. Dhe në fund, vijmë te rasti ynë. Këto ditë kemi parë francezët dhe britanikët të tundin arsenalin e tyre bërthamor dhe të ofrohen si garantues, jo vetëm për Ukrainën, por për vendet evropiane në vend të amerikanëve.
Dhe ja tek është, Macron, ja tek është Starmer, i detyruar të flasë për bombën e tij si një garanci për të tjerët, duke shkaktuar ndërkohë reagime të ndryshme. Aq e vërtetë është kjo, saqë, në një moment të caktuar, qeveria franceze është dashur të ndërhyjë zyrtarisht, kur tashmë po flitej për një marrëveshje të mundshme franko-gjermane për të ndërtuar një arsenal të përbashkët, për t’u mbrojtur me bombën franceze. Dhe qeveria franceze, përmes ministrit të saj të Mbrojtjes, Louis Cornu, ka deklaruar se Franca ruan sovranitetin dhe kontrollin e bombës, dhe i vetmi person i autorizuar për të shtypur butonin është Macron.
Pra, ka shumë biseda dhe shumë pasiguri, mbi bombën që në mënyrë hipotetike duhet të mbrojë si garanci ekstreme Ukrainën, por mbi të gjitha vendet e NATO-s, në rastin kur amerikanët vendosin se nuk kanë më shumë dëshirë të kujdesen për ne.
Kjo ndoshta është mirë të kujtohet, duke qenë se Italia në një lojë të tillë është jashtë loje, sepse nuk e ka bombën, edhe pse kemi tentuar ta kemi. Në vitin 1957, Italia mori pjesë në një projekt sekret që duhej të çonte në ndërtimin e një bombe Italo-Franko-Gjermane përmes një marrëveshjeje të firmosur në fshehtësi në shkretëtirën algjeriane, në atë kohë franceze, nga qeveritë italiane, franceze dhe gjermane.
Projekti dukej se po përparonte, kur ministri italian i Mbrojtjes në atë kohë, Emilio Taviani, vendosi të informonte amerikanët, sepse nuk ishte shumë dakord me këtë dhe, mbi të gjitha, mendonte se amerikanët nuk do ta pranonin.
Rezultati? Projekti dështoi dhe bomba atomike sot nuk është as te gjermanët, as te italianët, por është te francezët, sepse gjenerali De Gaulle i jepte shumë rëndësi këtij instrumenti të sovranitetit, jo aq si një mjet ushtarak, por si një instrument politik për të shpallur madhështinë e Francës. Atëherë, pse po flasim për bombën?
Sepse shumë në Evropë, veçanërisht në Evropën Lindore dhe Veriore, mendojnë se edhe nëse lufta do të përfundonte, edhe nëse do të arrihej një marrëveshje paqeje, rusëve nuk mund t’u besohet. Ata mund të bëjnë një pauzë, ndoshta edhe të gjatë, dhe më pas të vendosin jo vetëm të marrin pjesën tjetër të Ukrainës deri në Kiev, por edhe të kërcënojnë vendet baltike, Poloninë, vendet skandinave, pra atë krah verilindor të NATO-s që gjithmonë ka qenë veçanërisht armiqësor dhe që rusët e shohin si një provokim të hapur, njësoj si polakët, suedezët dhe baltikët i shohin rusët. Këtu duhet të arrihet një mirëkuptim.
Për momentin, sigurisht nuk kemi asnjë provë për ndonjë qëllim të Rusisë për të sulmuar këto vende, por mbi të gjitha një farë skepticizmi në lidhje me këtë planifikim strategjik të mundshëm rus, që vjen nga fusha e betejës.
Të gjithë kemi parë në çfarë gjendje është sot, për fat të keq, Ukraina dhe, mbi të gjitha, sa të rraskapitur janë ukrainasit, por shohim më pak një të dhënë tjetër, që është se edhe nëse kjo luftë është e humbur për Ukrainën, sigurisht nuk është e fituar nga Rusia. Rusët e vrarë janë qindra mijëra, opinioni publik rus, që gjithsesi është shumë patriotik dhe i gatshëm të hajë bar kur është luftë, po fillon të mendojë se ndoshta është koha për ta përfunduar, për të mos rrezikuar më tej.
Dhe kjo do të thotë se pas tre vitesh lufte, rusët nuk kanë arritur të marrin as edhe një qytet të madh ukrainas, e aq më pak Kievin. Pra, përtej synimeve të tyre, rusët mesa duket nuk kanë një kapacitet ushtarak të tillë sa të kërcënojnë fqinjët e tyre.
Limes – Bota.al
O pepino, te gjithe kane frike nga bomba. Bombat berthamore sherbejne si parandalim sulmi per zmbrapjen e armikut. Ukraina ngaqe hoqi bombat berthamore iku perlesh.
Artikull i sponsorizuar nga Putana per percarjen e Europes
Ate bomben berthamore qe ka vene Ameriqja per bukuri ne Itali e Gjermani, as nuk ka per ta shtypur kurre butonin po u sulmuan keto vende, o idiot. Butoni i bombes amerikane eshte ne dore te Trapit, njelloj sic butoni i bombes franceze eshte ne dore te Macronit dhe ai i bombes britanike ne dore te anglezit. Garancise amerikane tani t'i pish ujin. Eshte thjesht si iluzion qe te blesh arme amerikane. Europa duhet te mbrohet nga vete vendet europiane jo te bejne rivalitete kot.
Drejt.
Po bota eshte kaq love sa dhe bomba ta kesh nuk te shpeton,pse ? po sikur te gjithe tja futin njeri tjetrit me neuklear, do shpetoje njeri ? Jo se do jete apocalypse, ajri, uji do kontaminohen, te mbjellat po, cfare do ndodhe te gjithe e kuptojne, pra ,
Po ashtu është si thua por kur këto butona janë në dorë të një budallai apsikopati,na ruajtë Zoti!
Caracciolo shefi Laims(limonit jeshil)kështu e quan një patrioti i tij italian, por me bole, Michele Boldrin, nuk rri dot pa i dalë në krahë putanës ruse. Dhe kësaj radhe ka bërë zanatin, çudia është se ka zënë vënd si "lajm" tek Mero. Mero nëse do lajme pro putin,deri sa të vjellësh, gjen tek Limes(lajms) i Caracciolos. Një brekdhjerë italian që meriton këngën që ju këndojnë andej nga Labëria "italiani sono buoni, per mangiare maccheroni. Quando sparano i canoni, caccano in pantaloni".
fiks
Po njeqind here me mire garancia berthamore franceze dhe britanike qe jane vende europiane dhe i intereson shume here me teper siguria e kontinentit te Europes, sesa "garancia" berthamore amerikane nga pertej Atlantikut, ku butoni i bombes berthamore eshte ne dore te Trapit qe e ka bere shume te qarte se nuk do levizte as gishtin nese do sulmohej nje vend i NATO-s. Nese ka ndonje qe e genjen akoma mendja se Amerika do leshonte ndonje bombe apo do niste ndonje lufte per mbrojtjen e ndonje Italie, Gjermanie, Polonie, etj etj, po deliron kot. Eshte koha qe Europa te lere zenkat menjane dhe te garantoje sigurine e vet. Franca dhe Anglia si fuqite berthamore te kontinentit, dhe Gjermania, Italia, dhe te tjeret si forca te rendesishme ushtarake. Shtetet e Europes kane nder ushtrite me te avancuara ne bote. I duhet konsolidim dhe marreveshje, jo zenka te tilla, "pse t'i besojme ne ketyre?" Po Trapit i beson ti o Pepino? Mjaft me zvarritje, duhet bashkim.
Ptuh,karaçolo,nëse ka pas mundësinë(dëshirën jo e jo)ta ndjekësh është një kërrbythje(e shkruan gano më poshtë)e pështirë pro ruse!!gjithnjë ka mbështetur putininin dhe ndyrësinë e tij me "analizat gjeo politike" ,të garantoj,të paguara nga rusët!!ky idiot pseudo intelektual,duke u nisur nga familja e tij,prirje të majta të theksuara,mendon akoma se rusia e sotme është ai pseudo shteti socialis,i majtë,i 30 viteve më parë!!ky hajvan,pa pikë zgjuarsie,intelekti,por me një elokuencë shumë të mirë,kujton se me debilllëqet që thotë po mbron "të majtët",rusinë imperialiste të sotme!!njerëz të tillë janë o budallenj të lindur,o mashtrues që kujtojnë se gjithë bota është e trashë dhe nuk i kupton gomarllëqet e tyre!këta kanë lexuesit e tyre,po aq budallenj o mashtrues si ata!!gano përmënd mikele boldrin,e kundërta e karaçolos,që në një debat me të e ka bërë telef!e ka bllokuar aq keq sa karaçolo dukej si një copë mishi me dy sy!!lenini a stalini ka thënë për njerëz të tillë "idiotë të dobishëm",por tek tipa të tillë unë shoh më shumë një person që varion nga frikacak në tradhëtar i krijuar nga frika që ka për jetën e tij!tipa të tillë japin çdo gjë për të jetuar një ditë më tepër!!në radhë të parë ata falin lirinë e tyre!jeta e tyre është më e vlefshme se jeta në liri!!më mirë 100 vjet dele,për të përfunduar te kasapi,se 1 ditë i lirë!!
Nuk ka rruge tjeter. Koha per ushtri dhe pavaresi europiane. Nuk mund te lere Europa veten te varet nga nje Trap. Neser vjen nje tjeter si Trapi. Amerika nuk eshte Europe. Europianet per Europen.
Cudi te gjithe flasin per bomba e garanci!! Flasin per rusin e keq qe do i sulmoje te gjithe! Dhe asnje sthote per mashtrimin qe ju be rusise kur i dha pavaresine Ukraines estonis etj qe NATO nuk do perhapej ne ish vendet e traktatit te varshaves. Po cndodhi ne te vertete NATO jo vetem qe futi ne vete polonin hungarine estonin sllovakine etj po vendosi te perhapet edhe ne Ukraine. Me leket e perendimit hodhen qeverine e votuar dhe nisen ndjekjet e krahinave me popullsi ruse ( na kujton ndjekjet e shqiptareve te kosoves nga serbet) atehere perendimi tha se ne kosove jetojne 96% shqiptare dhe me te drejte te marin pavarsine. Po krahinat me 96% ruse ne Ukraine nuk kane te drejten qe te vetvendosin???? Jo thote evropa demokratike beni si themi ne dhe jo si bejme ne. Dhe vime ne 2014 qe rusi mer krimene dhe krahinat ruse ngrihen dhe kerkojne pavarsine. Prape evropa me ameriken nga frika se do binte sistemi I Sapo vendosur bejne marveshjen e minskut Perseri duke genjyer rusine sic e pranoi edhe Merkeli per te patur kohe te armatosin ukrainen per kasapanen e rrathes. Thone disa ketu me lart se rusia spo mer dot nje qytet po nuk mendoje se rusia po lufton me 50 shtete me gjithe satellitet e teknologjine perendimore.
Cfare propagande e dhjere ruse. NATO eshte aleance mbrojtese qe sulmon vetem kur nje nga shtetet anetare sulmohen. NATO nuk e ka prekur asnjehere me dore Rusine. Estonia dhe Letonia qe thua ti, jane shtete sovrane dhe eshte ne dore te tyre te vendosin te hyjne apo jo ne NATO, jo ne dore te rusit. Nuk i ka prone Rusia vendet e Europes Lindore, ti loqe. Nuk funksionon ashtu rendi nderkombetar. Cdo shtet ka te drejten e vetevendosjes. Shtetet e Europes Lindore qe kane qene ish republika te Bashkimit Sovjetik, i njohin shume mire tendencat imperialiste ruse dhe kane arsye te mira qe kerkojne te futen ne NATO sepse duan mbrojtje nga nje pushtim i mundshem sic tregoi pushtimi i Ukraines. Rusia vetem me pushtime eshte zgjeruar. Edhe Shqiperia po te ishte ne kufi me nje diktature agresive si ajo e Putanes do kerkonte urgjent anetaresim ne NATO. Ato referendumet ne Ukrainen e pushtuar qe thua ti, jane te gjitha te sajuara, te derguara me ushtare ruse qe kercenonin qytetaret me jete qe te votonin per bashkim me Rusine. Eshte qesharake te besosh referendumet e Putanes nga nje regjim diktatorial qe ka me dekada qe vjedh edhe zgjedhjet ne Rusi dhe vret opozitaret e vet. Te krahasosh kosovaret e masakruar me Donbasin eshte gjithashtu nje propagande e ndyre ruse. Te pasurit shumice te nje popullsie tenden ne nje shtet tjeter, nuk eshte justifikim per ta pushtuar ate shtet se ashtu i bie te benim pjese te Turqise disa qyteza te Gjermanise, pjese te Algjerise disa periferi ne France dhe pjese te Indise disa qyteza te Anglise, apo edhe pjese te Greqise disa fshatra ne jug te Shqiperise. Mjaft me keto bajga ruse sepse realiteti eshte qe Rusia gjithmone e ka pasur ne shenjester per ta marre Ukrainen per te zgjeruar territorin e vet ne perendim te saj ku ka shtete te dobeta se ne jug me Kinen dhe ne lindje me Ameriken nuk ja mban bytha po dhe ate do ta bente po te kishte fuqi dhe ti do kakarisje sa te drejte kane. Sulmin ndaj Ukraines e ka pergatitur prej dekadash, qe para 30 vjetesh kur Putana thonte Ukraina nuk eshte shtet tamam. Ju eshte bere truri gjysmak nga propagandat ruse online.
Nuk e kuptoj cfare i duhet me qarte ketij italianit putinist apo trampist, qe na ve ne pikepyetje "doren e Macronit mbi butonin berthamor francez", a thua sikur vendi i tij Italia nuk eshte nen butonin e dores se Trapit. Sepse butoni berthamor amerikan qe gjasme "mbron" Italine apo Gjermanine, eshte nen gishtin e Trapit. Dhe Trapi tha troc qe une nuk futem kurre ne lufte per te mbrojtur Europen po u sulmua Europa. "Ombrella" berthamore amerikane eshte nje iluzion sa per te blere ti arme amerikane, pra ato miliarda qe do ja jepje Europes per blerje armesh, Amerika do qe t'ja japesh asaj. Amerika e Trapit madje ta beri te qarte se ne rast sulmi, nuk do t'i mbronte vendet e Europes. Keshtu qe nuk ke asnje ombrelle, je laskuriq, ti me gjithe vendet e tjera joberthamore ne Europe. Cfare do me qarte o pepe? Europa i perket europianeve dhe duhet mbrojtur nga europianet, ti hedh vickla kunder francezeve dhe anglezeve prej ndjenjave te rivalitetit meskin.
Po ky italiani qe ankohet se "ombrella berthamore franceze qe do mbronte Italine, do ishte vetem ne dore te presidentit francez", mos kujton se bomba berthamore amerikane e vendosur ne Itali (per vendodhje strategjike), eshte ne dore te italianeve? Kujton se do shtypin italianet butonin e bombes amerikane po u sulmua Italia? Ajo eshte 100 perqind ne doren e Trapushit qe ta ka bere te qarte qe tani se lau duart nga Europa dhe qe shume shpejt mund te largohet nga NATO me pranim te tij se nuk do te mbroje vendet e Europes ne rast sulmi. Shih realitetin e ri o pepe, bashkepuno me Europen. Mos bej kot numra. Hapu ndaj Frances dhe Anglise qe jane europiane, mos lepij bythen e atij qe as nuk do dhe as nuk ka asnje interes te te mbroje se nuk eshte as ne Europe.
ky nuk "kujton" asgjë!ky hajvan bir putini mbjell vetëm dyshime,mbjell përçarje në leverdi të putanës ruse!!po të shkojmë me fjalët e këtij koqes!?atëherë mund të themi edhe nëse italia do ketë arsenalin e saj!?a do ta shtypë butonin karaçolo apo presidenti italian!!tipa si ky duhet ta konsumojnë oksigjenin patjetër,duhet të mbajnë frena në malore(kontropedal),duhet ti mshojnë gazit në të tatëpjetë!!këta për tu dukur duhet ta thonë diçka!!unë e kam ndjekur,thjeshtë për të parë se çfarë thuhet nga krahu tjetër,janë një tufë bastardësh,dhe pothuajse gjithnjë ka qënë kundër ukrainës!i vetmi moment që ka qënë disi pro!?gjeje!!atëherë kur ndodhi palaçollëku në shtëpinë e bardhë me zelenskin!!arsyeja që doli në mbrojtje të ukrainës!?thjeshtë se tramp,amerikanët,ishin kundër!!gjithnjë kotrapedal dhe antiamerikan patollogjik!baiden me ukrianën!?karaçolo,kundër ukrainës se urren amerikën si i "majt ekstrem"ashtu si e paraqet veten dhe familjen nga e cila rrjedh)!tramp kundër ukrianës!?karaçolo pothuajse me ukrainën!!debila të të njëtit nivel janë alesandro orsini,që i referohet vetvetes kur flet për fakte!marko travalio,që logorrinë e ka të një niveli irritues deri në zorrët e barkut,ai idioti mikele santoro që mbështet propagandist rusë vetëm e vetëm se 10 vjet më parë ja ka prezantuar një shoku i tij,tashmë i vdekur,njeri i shumë i ndershëm!!
Ka vite qe Franca ngul kembe per nje force ushtarake europiane, qofte edhe ne kuadrin e NATO-s, por te tjeret nuk ia kane vene veshin pasi Amerika nuk ka qene dakord. Tani ka ardhur koha qe kjo te realizohet, madje sa me shpejt. Europa nuk duhet te mbaje me shpresa tek ombrella amerikane per mbrojtjen. Ne me pak se dy muaj pas ardhjes ne pushtet te Trampit, per cdonjerin ne Europe u be e qarte se sa e brishte eshte siguria e vendeve te tyre. Nga njera ane Putini, qe kerkon t'u diktoje vendeve sovrane fqinje te mos kerkojne anetaresim ne NATO e BE dhe, kur nuk binden, i sulmon. Nga ana tjeter Trampi, qe eshte gati ta grise Traktatin e Atlantikut Verior e sidomos nenin 5 te tij, duke shpallur publikisht se nuk ka nder mend te mbroje ndonje vend europian, anetar te NATO-s, qe mund te sulmohet nga Rusia. Ne keto rrethana, Europa duhet t'i dale per zot vetvetes. Dhe mundesite i ka. Sic tha ai kryeministri polak, Europa 500 milioneshe nuk ka pse t'i lutet Amerikes 300 milioneshe per ta mbrojtur nga Rusia 150 milioneshe. Dhe dicka ka filluar te levize. Sa per armet berthamore, ato duhen per frenim; po erdhi puna te perdorimi i tyre, nuk ka me fitues, te gjithe jane te humbur.
Nje gje nuk kuptoj.. Perderisa per te zhdukur krejt planetin do te mjaftonin 50 bomba atomike perse ne bote ka mbi 15.000 te tilla ??
Mos na caj bythen me rrena, moj hardhuce e qelbur pepino...!!! Arsenali berthamor, ishte vendosur ne Ukraine nga BRSS-ja sepse ishte ne perendim te kufijve te saj, si kunderpeshe e arsenalit berthamor amerikano-evropian dhe nuk ishte prone e majmuneve naziskine azofocifute te Ukraines...!!! Pra eshte krejt llogjike dhe e padiskutuedhme qe kur u ndane, te zotet te merrnin me vete, mallin e tyre...!!! Dhe fatmiresisht ndodhi kjo, sepse po te kishte tani butonin e bombave berthamore, drogaxhiu komediant naziskin, Zelenski, tani Bota nuk do te egzistonte...!!!
o të qiftë derri robt!BRSS ishte shtet i përbërë nga republika,ku e dyta pas bytqhrëve që të shkërdhejnë ty ishin ukrainasit!!e kur ndahet shteti!?nuk ndahet si kur kanë përzënë tët ëmë nga shtëpia se ishte kurva e qytetit,por seicili merr pjesën e tij!ukrainasit morën pjesën e tyre!pjesë që ishte e instaluar në ukrainë!o robqirë,mos vallë rusia është trashëgimtare e gjithçkaje që egzistonte në BRSS??mos vallë duheshin hequr dhe fabrikat e shtëpitë e ndërtuara gjat egzistencës së BRSS?përse jeni kaq idiotë mor gomerë bij kurvash??
Bombat berthamore nuk mbrojne as nga lufta hibride, as nga sulmet kibernetike, as nga grushtet e shtetit, as nga lufta civile, as nga varesia ekonomike. Megjithate ndoshta ka budallenj qe flene me te qete kur mendojne se kreu i shtetit ka nje valixhe berthamore qe ben çudira.
liza,ke të drejtë,por dhe mund të shtoje dhe nuk shkojnë në pazar për të blerë presh,as gatuajnë në shtëpi,e turrli gomarllëqesh!!armatimi,në përgjithësi,dhe ai bërthamor në vençanti janë një mjet kërcënuaes!si për mbrojtje dhe për sulm!!nëse ke të tilla në gjëndje të sulmosh dikë,ai mendon dy herë para se të të sulmojë!thjeshtë se dëmi që mund ti shkaktosh është i papërballueshëm!!e njëjta gjë dhe për sulm!nëse kundërshtari nuk i ka o ka frikë më shumë se trimëri,ti ke avantazh!!këtu flasim për qeveri të shëndosha nga mëndja!të bie rradha të kesh një qeveri a një sociopat vetvrasës!?nuk them se ke humbur lojën por thjeshtë se duhet të pranosh pasojat duke shkatërruar tjetrin!!mos përdorimi i tyre kur kundërshtari i përdor,nuk do të thotë vetëm një shkatërrim masiv tëndin por dhe një skllavërim total!!nuk e di si shkon ti me këtë punën e jetës në skllavëri,por për mua më duket e pamundur!!
Nuk me rezulton qe vende si Irani, Afganistani ose Kuba, qe s’kane arme berthamore dhe jane kundershtare te betuar te Amerikes, ta gjejne veten ne skllaverim total ndaj Amerikes ose ndaj ndonje fuqie tjeter. Nga ana tjeter, fakti qe Britania kishte arme berthamore nuk e pengoi Argjentinen te bente sulm konvencional ndaj territorit britanik ne ishujt Malvina ne vitet 80-te. Megjithate, keto jane vetem fakte historike. Vazhdoni me fantazite tuaja. Kujtoni se mund te hedhesh ne ere gjysmen e planetit edhe te vazhdosh te jetosh normalisht ne planetin Toke. Me shume do vuajne ata qe do mbeten gjalle.
liza moj gjë e trashë,duket që të pëlqen vetja!këto fakte që thua,janë të vërteta,por jo të zgjuara!!janë aq të trasha sa ndoshta trupi tënd!!hajvanja e derrit,mendon se putana do kishte sulmuar,që nga 14ta,ukrainën nëse ajo do kishte ato 1500 koka bërthamore??kujton ti se po të mos kishte rusia ato 6000 copë,fakt me të cilin kërcënon çdo ditë teke,përfshirë dhe ato çift,nuk do ishte shkërdhyer si një lopë gjatë ndërzimit artificial??liza moj mashkull bqir,mo ha mut me shëmbuj idiotë!mo ha shumë se ul atë minimum respekti që mund të ketë njeriu për një të ngjashëm si ai!!megjithëse është detyrim të kihet respek për një të prapambetur mendor,unë nuk dua ta respektoj këtë detyrim!!prandaj të kam shkruar në këtë mënyrë!liza moj debile e lindur,kohë më parë një grua,filo putaniste më tha një shëmbull të tillë,pak a shumë,si tëndi!!"armatimi i ukrainës është i njëjtë sikur të mbrosh një grua duke e përdhunuar"!!përgjigjia time ishte"atëherë po të dhuroj një lubrifikant dhe kur të të përdhunojnë!?mund të thuash se u kënaqa!bile falas"!!
Bombat berthamore mbrojne nga sulmet e huaja dhe pushtimet o loqeeee
Ka akoma budallenj qe mendojne se ombrella berthamore amerikane vlen ndonje lek? Ai e tha shume qarte qe nuk do ta mbroje Europen ne rast sulmi, ky italiani kakarit per Francen dhe Angline. Nese nuk e prodhon dot vete, do kerkosh ndihmen e Frances dhe Anglise, sidomos Frances qe eshte ne BE.
?,para se të ndodhnin këto që po përjetojmë!?besonim!!nga sot e tutje!?edhe sikur të ndodhë(teorikisht)që të gjithë presidentët amerikanë që do vijnë të betohen e stërbetohen për atë që ne besonim deri dje!?prapë asnjë nuk është më i sigurtë!!një ngjarje e jetuar kohë më parë!një e njohura time e kishte kapur mat të shoqin me një grua tjetër!duke qënë se bisedonim shpesh,më shtron pyetjen"nuk di çtë bëj?ai më thotë se nuk do ta përsërisë më.çfarë mendimi ke ti?"!i thashë se unë munk mund të vendos për të,por vendos vetëm për vete!kështu që "nëse do të më ndodhte mua e njëjta gjë!dhe do të pranoja të jetoja me atë grua që më tradhëtoi!nëse ajo do ta mbante fjalën 110%,por do vonohej në një rradhë dyqani dhe nuk do të këthehej në stëpi në orën e caktuar,nëse ajo do vonohej në një kollonë në mes të rrugës e do vinte në shtëpi 30 min me vonesë,e kështu shmë e shumë mundësi të tjerta!!çfar do mendoja unë??do mendoja si më parë"diku është vonuar"apo fare thjeshtë "është duke bërë zanatin"??prandaj i thashë kur humbet besimi,besim që ke pasur më parë dhe kur personi i besuar është vonuar me orë të tëra,ndoshta me ditë(punën e kishte të tillë),sot nuk egziston më!!sot dhe minuti të shtyn të dyshosh në pabesi!!kjo është dhe katastrofa që idioti portokalli i shkaktoi amerikës!!një pjesë e amerikanëve e kundështojnë dhe e dinë që nuk janë më të besushëm për tërë atë pjesë të botës që i kishin varur shpresat tek ata!!perëndimi,pa amerikën,nuk u armatos me armë bërthamore thjeshtë nga kërkesa që bënë amerikanët!!ata premtuan çadrën bërtahmore,dhe morën si shkëmbim mos armatosjen e europës me armë bërthamore!!dhe ato franceze e britanike janë thjeshtë të fillimit të armatosjes!!dhe ata nuk e zhvilluan më shumë!!prandaj sot duhet menduar për një europë të bashkuar(jo thjeshtë BE,që kemi sot)me ushtri europiane dhe industri europiane armatimi!!janë të gjitha mundësitë që të jemi të parët!industria europiane është vite përpara gjithë industrive që e rrethojnë!nëse amerikanët do vazhdojnë të rrijnë në krah të europës me dnërrimin e presidentit portokalli,atëherë duhet të jenë në të njëjtin nivel dhe jo më si deri tashti!!unë shpresoj që politika europiane të pastrohet nga "tik tokerët" dhe të fillojë të bëjë politikë të vërtetë!!kjo varet shumë nga ne!dhe kjo është ana më e vështirë!!ashtu si amerika dhe europa ka shuë idiotë!!
Te gjitha parashikimet e De Golit dolen te sakta
Franca gjithmone prej dekadash (qe nga kriza e Suezit), ka dashur nje Europe me sovrane dhe te pavarur nga Amerika, dhe nje ushtri europiane, dhe koha tregoi se kishte te drejte. Gjate gjithe ketyre koheve, cdo projektligj europian i Frances per nje sovranitet dhe pavaresi me te madhe te BE-se, hidhej poshte me veto nga ushtari amerikan Anglia. Tani Anglia doli nga BE-ja, Amerika e Trumpit tregoi qellimin e vertete qe mbrojtja e saj per Europen ishte thjesht nje mashtrim per te blere arme amerikane sepse sapo Europa u kercenua nga nje rrezik real, Amerika po lan duart menjehere, dhe me ne fund Europa po sheh te verteten ne sy, qe duhet thene se Franca e ka pare prej kohesh prandaj kane arsenal berthamor dhe inteligjence 100 perqind te pavarur (ndryshe nga Anglia).