Kina paralajmëron Amerikën: Po luan me zjarrin

24 Maj 2022, 10:48Bota TEMA

Kina paralajmëron Amerikën: Po luan me zjarrin

Presidenti amerikan Joe Biden, duke folur nga Japonia ditën e djeshme, u zotua se do të ndërhynte edhe ushtarakisht për të mbrojtur Tajvanin nëse sulmohet nga Kina.


Përgjigja e Kinës ndaj kësaj deklarate nuk vonoi. Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme, Zhu Fenglian, Biden “po luan me zjarrin”.

“Lëvizjet e fundit të SHBA-së në Tajvan rrisin tensionin në ngushticën e Tajvanit. Kjo është të luash me zjarrin dhe është shumë e rrezikshme”, tha Fenglian, sipas agjencisë lokale të lajmeve Xinhua.

Nga ana tjetër, ajo i kërkon Uashingtonit që “përcaktimeve të tre komunikatave të përbashkëta Kinë-SHBA”.


Prandaj, Fenglian rekomandon që Shtetet e Bashkuara “të ndërpresin menjëherë ndërhyrjen në punët e brendshme kineze, ose përndryshe marrëdhëniet Kinë-SHBA, si dhe paqja dhe stabiliteti në ngushticën e Tajvanit, mund të dëmtohen”.

1 Komente

  1. K
    Komentator Politik ????????

    Janë aq inteligjent Kina dhe Amerika për shmangien e një konflikti ushtarak. Zgjidhjet e problemeve të tyre internacionale jan te shumta dhe ujdia gjithmon ësht privilegjuar.Një konflikt i këtyre dy superfuqive., do demtonte NATO dhe Azi.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje