
Kur forcat ruse mbërritën në qytetin jugor të Ukrainës, Melitopol në muajin Shkurt, ata u ndeshën me rezistencë të ashpër nga banorët.
Vendasit u përpoqën të bllokonin automjetet e blinduara dhe njerëzit valëvitnin flamujt ukrainas ndërsa trupat ruse u futën për të pushtuar qytetin. Kur trupat filluan të shtypnin protestuesit, lëvizja e rezistencës u zhvillua dhe më shumë dhe u shfaqën grupe të reja.
Këto grupe janë ende aktive. Javën e kaluar, një tren i blinduar rus thuhet se doli nga shinat, ndërsa disa ushtarë rusë u gjetën të vdekur në rrugë disa ditë më parë.
Ivan Fedorov, kryebashkiaku i Melitopolit, thotë se këto sulme janë organizuar nga grupe partizane.
“Është puna e partizanëve tanë, shërbimeve tona sekrete dhe ushtarëve tanë. Ata e bëjnë këtë punë së bashku”, u shpreh ai për BBC News.
Lini një Përgjigje