
Administrata e emëruar nga Rusia në rajonin ukrainas Kherson do t’i kërkojë Moskës zyrtare që të krijojë një bazë ushtarake në territorin e saj. Lajmi u bë i ditur nga agjencitë perëndimore, duke cituar agjencinë ruse “RIA”.
Rusia pushtoi Ukrainën në muajin shkurt, duke okupuar veçanërisht rajonin Kherson, i cili është ngjitur me Krimenë. Kjo e fundit, kontrollohet nga Moska që nga konflikti i mëparshëm në vitin 2014.
Ajo ka instaluar një administratë të re atje dhe ka filluar të prezantojë rublën ruse si valutë. “Duhet të ketë një bazë ushtarake ruse në rajonin e Kherson-it”, deklaroi për RIA-n, Kirill Stremousov.
Stremousov njihet si zëvendëskryetari i të ashtuquajturës “administratës rajonale civile-ushtarake” të Kherson-it. “Ne do ta kërkojmë këtë dhe këtë e kërkon e gjithë popullata. Kjo është thelbësore dhe do të jetë një garantues i sigurisë për rajonin dhe banorët e tij”, shtoi ai.
"Rusia pushtoi Ukrainën në muajin shkurt,"nuk e di a jeni idiotër apo çfarë?? rusia nuk e ka pushtuar asnjëherë ukrainën në këto 30 vitet e fundit!! ajo e ka sulmunar dhe ka pushtuar disa pjesë të saj!pushtim kemi vetëm kur kihet kontroll mbi të gjithë teritorin e një shteti!! në këtë rast nuk e kemi!është një pushtim i një zone,dhe ky pushtim nuk është i pastër sepse po zhvillohen luftime!! "Rusia pushtoi Ukrainën në muajin shkurt,",jo Rusia SULMOI Ukrainën në muajin shkurt"!