Komandanti i lartë i Ukrainës hedh poshtë pretendimet ruse për qytetin në Donetsk: Propaganda nuk korrespodon me realitetin

30 Tetor 2025, 20:40Bota TEMA
Komandanti i lartë i Ukrainës hedh poshtë pretendimet ruse

Duke kundërshtuar pretendimet e Moskës, Komandanti më i lartë i Ukrainës tha se Kievi po intensifikonte përpjekjet e tij për të mbrojtur qytetin në Donetsk, ndërkohë që sipas tij, kërkonte të siguronte rrugë kyçe furnizimi dhe evakuimi, si dhe të ç’rrënjoste këmbësorinë ruse.

Sipas mediave të huaja, Komandanti ukrainas tha se e kishte vizituar personalisht qytetin në Donetsk.

Oleksandr Syrskyi gjithashtu hodhi poshtë pohimin e Moskës se forcat e saj kishin bllokuar trupat ukrainase brenda fortesës lindore.

"Armiku po rrit aktivitetin e tij në zonën Pokrovsko-Mirnograd. Prandaj, e vizitova përsëri këtë zonë të rëndësishme", tha ai, shkruan A2.

"Situata është e vështirë, por deklaratat e propagandës ruse për 'bllokimin' e supozuar të Forcave Mbrojtëse të Ukrainës në Pokrovsko, si dhe në Kupyansk, nuk korrespondojnë me realitetin”, vijoi ai më tej.

"Në të njëjtën kohë, në Pokrovsko, këmbësoria armike, duke shmangur përplasjet, grumbullohet në zonat urbane, ndryshon vendndodhjen e saj, kështu që detyra kryesore është zbulimi dhe shkatërrimi i saj", tha Komandanti ukrainas.

Ai tha: “Ne po punojmë për të forcuar stabilitetin e mbrojtjes në drejtimin Pokrovsky... duke u siguruar atyre gjithçka që është e nevojshme, duke përfshirë edhe në përputhje me nevojat shtesë.”

"Prioriteti kryesor është ruajtja e jetës së ushtarëve tanë", shtoi Komandanti ukrainas.

"Ne po e frenojmë armikun me të gjitha metodat e disponueshme. Ne vazhdojmë të punojmë për një qëllim të përbashkët", përfundoi ai. 

2 Komente

  1. Z
    Zhelja Z. gazmori i Perendimit Kolektiv.

    Me keta mender gjenerale qe ka Ukraina nuk vlejne as nje kater i ushtrise se kuqe, me falni i Rusise,. Ushtria ruse eshte ne qender te qytetit Pokrovsko ky bolja thote nuk po i zbulojne dot se levizin e jo me t'i asgjesojne. Tabvarishh nukka me kthim pas, Rusia do te marre gjene saj qe takon kater rajonet rusisht-folese qe jane bere pjese e saj edhe me referendum sipas te gjitha rregullave nderkombetare dhe te OKB per vetvendosje.

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      po mor po,në qëndër të piçkës së majkës tënde!!atje po,ka shkuar në pidh të satëme,kështu i thonë kur një ushtri shkon si cjapi te kasapi!!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje