Kremlini: Akuzat e NATO-s për shkelje të hapësirës ajrore janë histeri dhe të pabaza

24 Shtator 2025, 14:55Bota TEMA
Kremlini: Akuzat e NATO-s për shkelje të hapësirës ajrore

Rusia i mohoi pretendimet e NATO-s se Moska ka shkelur hapësirën ajrore të aleancës, duke i cilësuar si “histeri”.

Këto deklarata vijnë një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se aleatët duhet të rrëzojnë avionë rusë nëse ata shkelin hapësirën ajrore të tyre.

Shtetet e NATO-s kanë thënë se disa avionë luftarakë dhe dronë rusë kanë shkelur hapësirat ajrore të shteteve evropiane gjatë javëve të fundit, duke e akuzuar Moskën se po teston kufijtë e aleancës ushtarake perëndimore.

“Ne po dëgjojmë një histeri të ekzagjeruar lidhur me pilotët tanë ushtarakë që gjoja po shkelin disa rregulla dhe po shkelin hapësirën ajrore të ndonjë shteti”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke shtuar se këto pretendime ishin “të pabaza”.

 

1 Komente

  1. R
    Realisti

    Ti e do nuklearin mu në dhomë rë gjumit por çti bëjmë Trampit që është shok me ty...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje