Kryeministri i Grenlandës: S’duam marrëdhënie me SHBA, Trump nuk tregoi respekt

10 Mars 2025, 12:32Bota TEMA
Kryeministri i Grenlandës: S’duam marrëdhënie me SHBA,

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nuk i trajtoi grenlandezët me respekt kur shprehu interesim të ri për të blerë ishullin Arktik të pasur me minerale, tha kryeministri i Groenlandës Mute Egede.

Egede i tha transmetuesit publik danez DR se Grenlanda meriton të trajtohet me respektin që ai tha se Trump nuk ka treguar që nga marrja e detyrës.

Ai vuri në dukje se grenlandezët tani, pas deklaratave të Trump, nuk duan marrëdhënie më të ngushta me SHBA-në siç mund të kenë dashur në të kaluarën, raportoi Reuters.

Egede theksoi se Grenlanda duhet të zhvillojë marrëdhënie me vendet që tregojnë respekt për grenlandezët dhe se Grenlanda, e cila ka vetëm 57,000 banorë, duhet të vendosë vetë të ardhmen e saj.

Trump ritheksoi interesimin e tij që SHBA të merrte Grenlandën gjatë fjalimit të tij në Kongres të martën e kaluar dhe sot, në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, ai shkroi se SHBA do të investonte miliarda dollarë për të krijuar vende të reja pune në Grenlandë për ta bërë ishullin të pasur.

Grenlanda është e pasur me minerale, naftë dhe gaz natyror. Një sondazh i fundit tregoi se 85 përqind e grenlandezëve nuk duan të bëhen pjesë e SHBA-së. Grenlanda është një territor autonom i vetëqeverisur danez.

5 Komente

  1. E
    Eh more Trump, as Groenlanda nuk te do

    Te shohim se si e qysh Trump do pushtoje Groenlanden, po e lane ta beje kete Kina e Rusia. Por Trump duhet te pyese per kete edhe Kimin e Korese Veriut.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Andi

      Kush te pyt ty mer qorr

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mara emigrante ne Itali

        Po si flisni more te uruar kush eshte trapi qe do te pushtoje Groelanden ? Ai eshte me keq se Hitler, kur ti ngrihen popujt ta shikoje mire trapani , ne vend qe te mbroni popujt ju e lepini trampin .

        Përgjigjjuni
        1. P
          Parruca

          Janë mbushur portalet me analfabetë qe hiqen si gazetarë. Groenlandë or taj, Groenlandë.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nardi

            Mara si ke ngrene makaronat sot me duket.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje