Kur do të mbarojë lufta? Negociatori rus flet për bisedimet

25 Mars 2022, 18:53Bota TEMA

Kur do të mbarojë lufta? Negociatori rus flet për bisedimet

Bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës po vazhdojnë, por nuk ka pasur shumë  përparim në çështjet kryesore politike, sipas një anëtari të ekipit negociator rus.

Negociatori Vladimir Medinsky tha se të dy palët nuk po japin rezultat. Megjithatë, ai shtoi se po i afroheshin një mirëkuptimi për çështjet dytësore.

“Negociatat kanë vazhduar gjatë gjithë javës, nga e hëna në të premte, në formatin e videokonferencës dhe do të vazhdojnë edhe nesër”, tha ai.

Deri më tani janë zhvilluar disa takime virtuale mes dy palëve, por ende pa shenja paqeje ndërsa ka kaluar një muaj që nga nisja e pushtimit rus në Ukrainë.

Lini një Përgjigje