
Lufta midis Ukrainës dhe Rusisë është intensifikuar edhe më tepër tani që po futemi në muajt e vjeshtës. Khersoni është një qytet që mbart rendësi të madhe strategjike. Ai u pushtua që në fillim nga rusët, ndërkohë që Presidenti Zelensky është betuar se ukrainasit do ta rimarrin në shtator. Po a lidhet ky betim me një raketë të re që ukrainasit kanë filluar të përdorin?
Deri më tani Ukraina ka forcuar ushtrinë dhe municionet e saj me ndihmën e SHBA-së që nga dita që rusët u futën në territorin e tyre. Nisur nga situata e krijuar, Senati i SHBA-së ka shpallur vazhdimisht paketa mjaft të mëdha të ndihmës me armë për Ukrainën.
Disa nga këto armë janë jashtëzakonisht të mira dhe shumë të suksesshme në shkatërrimin e mjeteve të rënda ushtarake ruse të mbetura nga Bashkimi Sovjetik.
Analistët ushtarakë u habitën kur ushtria e Ukrainës tha në fillim të këtij muaji se kishte shkatërruar katër sisteme ruse të mbrojtjes ajrore S-300 dhe stacion radari, raporton abcnews.al.
Të gjithë po flasin për raketën “misterioze”
Analistët ushtarakë janë duke folur nga dita në ditë për raketën e re që ka marrë në përdorim Ukraina, e cila është e aftë të shkatërrojë objektiva deri në 300 kilometra larg. Mendohet se këto sisteme anti-ajrore ruse janë shkatërruar pikërisht me këtë raketë, e cila merr sinjalin nga radari i tyre dhe automatikisht orientohet në drejtim të sistemeve duke i shkatërruar ato.
Bëhet fjalë për raketën amerikane AGM-88, të cilën teknikët ukrainas e bënë të mundur që të lëshohej edhe prej avionëve të bllokut të lindjes siç janë Mig-29.
Si funksionon raketa?
Edhe pse prodhim i 40 viteve më parë, raketa funksionon shumë mirë kundrejt objektivave ushtarake siç janë sistemet anti-ajrore, të cilat janë të projektuara të mbrojnë bazat prej sulmeve me avionë apo raketa.
Sa i përket ukrainasve, ajo lëshohet nga një avion në një lartësi të caktuar dhe më pas orientohet vetë duke marrë sinjalin prej vetë sistemeve ant-ajrore të rusëve, të cilat më pas shkon dhe i shkatërron. /abcnews.al
Mos rreni. Mos na beni per te qeshur me lajme te tilla. Habitem si shtypi nuk mban asnje pergjegjesi, genjen dhe mashtron pa pike turpi, rrenen e kthen ne te vertete, humbjen ne fitore, naziskinet dhe plehrat qe i perkrahin i kthen ne mbrojtes te demokracise, Deep State, NWO dhe NATO ne mbrojtes te lirise. Infektimi i shtypit shqiptar, vasaliteti i tij, mungesa e profesionalizmit dhe e mbrojtjes se te vertetes, kthimi i shtypit ne sherbetor te pushtetit te radhes dhe oligarkeve, eshte shkaterrimi i shoqerise dhe te ardhmes se saj, eshte korrupsioni me i madh, eshte fatkeqesia dhe diktatura me e madhe per çdo shoqeri. Tani me kete rakete amerikane Ukraina do fitoje luften? Po pse nuk e fituan luften vete amerikanet ne Afganistan? Po te ishte keshtu dhe kaq lehte, pse nuk futet NATO direkt ne lufte me trupat e saj dhe ta likujdoj njehere e mire Rusine? A munden? Nuk besoj. Rusia s'ka perdorur asgje nga arsenali i saj modern ushtarak ne Ukraine. Operacioni special ushtarak, eshte larg te qenit pushtim. Po te ishte per ta pushtuar Ukrainen e kish bere brenda 3-4 diteve. Ajo ka per te marre aq sa do dhe kudo, atje ku jane ruset ukrainas, atje ku eshte historia dhe perkatesia ruse, e cila me dekret hrushovian ju dha Ukraines. Nuk ka NATO dhe asgje tjeter qe ta ndale. Dhe gazetkaret e Teme-s dhe te kujtdo paçavureje tjeter, bejne mire te vene syze dhe ti kopjojne drejt lajmet nga kudo qe i marrin. Besoj , se ne kete menyre i sherbejne se vertetes dhe jo rrenes dhe politikes vasale te pushtetit te radhes.
Dhe ju thoni ku janë spiunët rus? Pse nuk shfaqen ?........................... . Ja ku e keni Guardium. Roja ruse. ....... . Gjejeni prej ku e ka dërguar mesazhin dhe..........mbushjen mëndjen se Russia e ka pushtuar Ukrainën.....
Oooo guardium!!! Po' k@ri po' ????????????????????????
Portali Tema nuk po gënjen, por po shkruan të vertetën lidhur me luftën në Ukrainë,në qoftë se na qenka Federata Ruse superfuqia e dytë botërore, pse nuk e pushtoj Ukrainën për tre,katër ditë,siç propagandonte me operacionin e ashtuquajtur "SPECIAL".! SHBA-të nuk janë në luftë me Rusinë,mirëpo në doktrinën e tyre të re ushtarake,që nga viti 2001 është punuar në projektin për luftimin,dhe pa'aftësimin e arsenalit bërthamor,në qoftë se ai përdorët nga shtete të pa përgjegjshme,dhe rrezikojnë paqen globale, duke e përfshirë edhe Federatën Ruse,në këtë projekt parashihet që arsenali bërthamor Rus,të pa'aftësohet në 2 deri në 4 orë, kudo që të jetë në rruzullin toksor,detë,ajër apo në baza tokësore,sa i përket ushtrisë konvencionale ruse,tanimë ajo në Ukrainë ka humbur mbi 43% të kapacitetit të përgjithshëm, prandaj me këtë luftë,Rusia ka dëshmuar se në faktë,është vetëm një Ari letre,dhe është shum largë për të qenë ndër 10 fuqitë e para globale, se lere më e dyta në botë. !
Vazhdoni e bjerini legenit duke propoganduar nje rakete qe eshte prodhuar ne Amerike para 40 viteve dhe me kete Ukraina e kllaunit Zelenski dhe me grupet naziste do te fitoj luften me Rusine.