Lufta në Ukrainë, Rusia humb një tjetër gjeneral

1 Dhjetor 2023, 09:03Bota TEMA
Lufta në Ukrainë, Rusia humb një tjetër gjeneral

Rusia ka humbur një tjetër oficer ushtarak të rangut të lartë në luftën në Ukrainë, me vdekjen e gjeneral-lejtnant Vladimir Zavadsky.

Oficeri i lartë 45-vjeçar, zëvendës komandant i Korpusit të 14-të të Ushtrisë, u vra pasditen e së mërkurës pas shpërthimit të një mine tokësore.

Ka informacione kontradiktore se ku ka ndodhur, raporton BBC, megjithëse njësia e tij ishte në rajonin Kherson.

Nga Ministria ruse e Mbrojtjes nuk kishte asnjë informacion për incidentin. Por kjo është praktikë standarde e ministrisë ruse për oficerët e rangut të lartë, edhe nëse të afërmit e tyre kanë folur publikisht.

Të paktën gjashtë gjeneralë të tjerë rusë besohet se kanë vdekur që nga pushtimi i Ukrainës nga Moska në shkurt 2022.

Katër gjeneralë konfirmohet se kanë vdekur në katër muajt e parë të luftës dhe dy të tjerë në verën e vitit 2023.

I fundit ishte gjeneral-lejtant Oleg Chukov , i cili u vra në një sulm në një hotel ku pritën komandantët ushtarakë rusë në Berdyansk , në bregdetin jugor të okupuar të Ukrainës.

Ukrainasit nga ana tjetër thonë se shtatë gjeneralë të tjerë rusë ishin të vdekur, por të paktën tre prej tyre që atëherë është treguar se janë ende gjallë.

1 Komente

  1. k
    kar kar Kar-bunar

    Cdo ushtar rus te vrare ukrainait e zheles kar-agjozit Zelenski i japin graden gjeneral - lejtnant. "Gjeneral" qe ecen ne kembe dhe vritet nga minat e kembesorise.

    Lini një Përgjigje