Putin i kërkon grave të lindin më shumë se 8 fëmijë

30 Nëntor 2023, 16:20Bota TEMA
Putin i kërkon grave të lindin më shumë se 8

Në Rusi ka një shqetësim serioz për sa i përket rënies së normës së lindjeve që vjen në një kohë kur lufta në Ukrainë vazhdon dhe kriza ekonomike në vend vijon të thellohet.

Alarmi ka mbërritur deri në zyrën e Presidentit rus, Vladimir Putin, i cili duke iu drejtuar Këshillit Popullor Botëror Rus të mbajtur në Moskë, theksoi në fjalimin e tij se vendi duhet të kthehet në epokën kur familjet e mëdha ishin normë.

Duke kthyer sytë nga gratë, kreu i Kremlinit u ka kërkuar atyre që të kenë tetë ose më shumë fëmijë.

“Shumë nga gjyshet dhe stërgjyshet tona kishin shtatë, tetë apo edhe më shumë fëmijë. Le t'i ruajmë dhe ringjallim këto tradita të shkëlqyera. Familjet e mëdha duhet të bëhen normë, një mënyrë jetese për popullin rus.

Familja nuk është vetëm gurthemeli i shtetit dhe shoqërisë, është një fenomen shpirtëror, një burim morali.

Ruajtja dhe rritja e popullsisë së Rusisë është qëllimi ynë për dekadat e ardhshme, madje edhe për gjeneratat e ardhshme. Kjo është e ardhmja e shtetit rus, Rusia e përjetshme”, pohoi presidenti rus.

Vërejtjet e Putinit vijnë në një moment kur lufta në Ukrainë përllogaritet ti ketë marrë jetën rreth 290,000 ushtarëve në front, sipas një raporti nga Britania.

Që nga marrja e pushtetit në Rusi - 24 vjet më parë - Putin është përpjekur të rrisë shkallën e lindjeve në vend duke miratuar një sërë stimujsh për ata që kanë fëmijë.

Megjithatë, këto masa kanë pasur pak ose aspak efekt, me shifrat nga Rosstat, agjencia federale e statistikave të Rusisë, që vlerësojnë se popullsia e vendit nuk i kalon 146,447,424 njerëz.

2 Komente

  1. P
    Putana ruse

    Pse cfare jane grate? Makineri per te pjellur kelyshe qe ti cosh ti mish per top? Kriminel i ndyre

    1. M
      Moni

      Po behesh njesoj si Hitleri o trushkulur, te mungon vetem programi Lebensborn!

      Lini një Përgjigje