Një ballkon i një pallati në Gaza City u shemb ndërsa dhjetëra palestinezë u përpoqën të merrnin produkte nga një pako me ndihma humanitare që kishte rënë në çatinë e një restoranti.
Si pasojë e incidentit kanë mbetur të plagosur disa persona. Sipas një videoje që qarkullon në internet incidenti ndodhi kur një pako me ndihmë humanitare që ishte hedhur me parashutë nga një aeroplan u bllokua në çatinë e ndërtesës, raporton A2.
Pakoja ra në një ballkon, vendndodhja e të cilit u identifikua përmes gjeolokacionit. Qindra palestinezë nxituan drejt vendit të ngjarjes dhe shumë prej tyre u ngjitën në të në një përpjekje të dëshpëruar për të arritur kutitë e ndihmave. Ndërsa pesha u rrit, ballkoni filloi të përkulej përpara se të shembej mbi ata që ishin në tokë.
Avionë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordania, Gjermania, Belgjika, Franca dhe për herë të parë Holanda hodhën sot 72 paleta me ndihma humanitare në Rripin e Gazës, sipas ushtrisë izraelite. Çdo paletë përmban rreth një ton ushqim.
Krime cnjerezore. Ne njerezit paskemi qene monstra, i leme te tjeret te vdesin jo vetem nga uria por edhe per shkak te urise. Nuk dua te marr ne mbrojtje palestinezet se ata ne fund te fundit nuk jane dashamir ndaj nesh, por ajo qe po bejne Fuqite e Medha ndaj nje populli eshte e frikshme.