Presidenti venezuelian Nicolás Maduro është shprehur i gatshëm të largohet nga pushteti, nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës i garantojnë atij amnisti, heqin shpërblimin financiar të vendosur për arrestimin e tij dhe i sigurojnë një “mërgim komod”.
Sipas The Atlantic, Maduro ka përcjellë përmes kanaleve diplomatike të ndërlidhura me ndërmjetësit e dialogut venezuelian këtë ofertë, ndërsa SHBA-të deri më tani nuk kanë dhënë asnjë përgjigje zyrtare.
Presidenti socialist, i cili drejton Venezuelën që prej vitit 2013, është nën sanksione të shumta amerikane dhe akuzohet nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve për trafik ndërkombëtar droge, me një shpërblim prej 15 milionë dollarësh për informacion që çon në arrestimin e tij.
Burime të The Atlantic theksojnë se qëndrimi i fundit i Maduro-s vjen në një moment të ndjeshëm për vendin, pas rritjes së presionit ndërkombëtar për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe për lirimin e të burgosurve politikë.
Nëse Maduro do të marrë garancitë që kërkon, një dorëheqje e tij do të shënonte fundin e më shumë se një dekade pushtet autoritar në Venezuelë dhe do të hapte rrugën për një tranzicion të mundshëm demokratik në vendin e pasur me naftë, por të rrënuar ekonomikisht.
Bullshit !
Dhe Edrama keshtu do largohet nga Shqiperia.Amerika Patjeter jep azil per hajdutat miliarer qe Kane vjedhur popujt e vet.
Fiks keto gjera ka kerkuar edhe palloshi i gjate. Por do haje derrin. Iku koha kur ja kerkuan dhe refuzoi.
Po ku eshte Rusia dhe Kina apo mvaret bota nga nji Amerik e qelbur qe vendos se kush do qeveris nji shtet nuk duhet ti jepet e drejta Amerikaneve qe te vendosin kjo i takon OKB ,s por ne OKB punojne njerez vetem per roga te larta dhe nuk zbatojne asgje .
Hyyyy debil.