Çështja e dërgimit të koreanëve të veriut për të luftuar përkrah forcave të Moskës në luftën pas pushtimit të Ukrainës, është e dokumentuar mirë.
Sipas mediave të huaja, ndoshta më pak i njohur është numri i konsiderueshëm i njerëzve nga Afrika që janë rekrutuar për t'u bashkuar në luftën e Rusisë në Ukrainë.
Andrii Sybiha, ministrit të punëve të Jashtme të Ukrainës, pretendon se të paktën 1,436 qytetarë nga 36 vende afrikane po luftojnë aktualisht në radhët e ushtrisë pushtuese të Rusisë në Ukrainë.
Ai tha se ky numër përfaqëson ata që janë identifikuar, megjithëse numri real mund të jetë më i lartë.
“Rusia rekruton shtetas të vendeve afrikane duke përdorur një sërë metodash”, tha ai, shkruan A2 CNN. "Disave u ofrohen para, ndërsa të tjerë mashtrohen dhe nuk e kuptojnë se për çfarë po nënshkruajnë ose detyrohen ta bëjnë këtë nën presion", tha Sybiha.
Ai tha se nënshkrimi i një kontrate për t'u bashkuar me forcat ruse ishte "ekuivalent me nënshkrimin e një dënimi me vdekje".
"Qytetarët e huaj në ushtrinë ruse kanë një fat të trishtuar. Shumica e tyre dërgohen menjëherë në të ashtuquajturat 'sulme me mish', ku vriten shpejt."
O Mero,pse merresh me gjepura duke ju referuar nje ministri ukrainas deshtak.ai le te merret me luften dhe ushtrine e tij qe po shkermoqet per dite.ndersa ti Mero na trego çfarë po behet ne prokovsk dhe ne tere frontin.