Putin "shkarkon" besnikun e tij më jetëgjatë, pas dështimit të takimit me Trump

7 Nëntor 2025, 10:42Bota TEMA
Putin "shkarkon" besnikun e tij më jetëgjatë, pas

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, duket se ka humbur mbështetjen në Kremlin pas dështimit të përgatitjeve për një samit mes Vladimir Putin dhe Donald Trump, raportoi The Moscow Times.

Sipas burimeve të brendshme, pas një telefonate të tensionuar me sekretarin amerikan të Shtetit Marco Rubio, që përfundoi me anulimin e takimit të planifikuar në Budapest, Lavrov është larguar nga disa funksione kyçe.

Mediat ruse citojnë se Lavrov, 76 vjeç, nuk mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë më 5 nëntor, ku Putin diskutoi mundësinë e rinisjes së testeve bërthamore, të ndaluara që nga viti 1990.

Gazeta Kommersant raportoi se mungesa e tij ishte “e koordinuar”, por ai ishte i vetmi anëtar i përhershëm që nuk mori pjesë.

Për më tepër, Lavrov është zëvendësuar si drejtues i delegacionit rus në samitin e G20-ës, detyrë që tani i është besuar ndihmësit presidencial Maxim Oreshkin, konfirmoi zëdhënësi Dmitry Peskov.

Putin vetë nuk do të udhëtojë në Afrikën e Jugut për shkak të urdhrit të arrestit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Sipas The Moscow Times, tensionet në Kremlin shpërthyen pas bisedës telefonike të 21 tetorit midis Lavrovit dhe Rubio-s, që kishte për qëllim përgatitjen e takimit Putin-Trump.

Rubio dyshohet se e ka këshilluar presidentin amerikan të anulojë samitin, ndërsa menjëherë pas kësaj Washington-i vendosi sanksione të reja ndaj kompanive ruse Rosneft dhe Lukoil – të parat që nga rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Gazeta Financial Times raportoi më herët se anulimi i samitit erdhi pasi Moskë refuzoi të zbutë kërkesat territoriale në Ukrainë, duke e bërë të pamundur çdo kompromis diplomatik.

9 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    emo sa të madhe e bëni!!ka një javë që nuk është parë në publik??normale,ka ngrënë dnonjë borsh të prishur dhe e ke zënë purtha!!pleqëri hesapi i duhet kohë sa të marrë veten!!ndërkohë mund të pastrojë hundën dhe të bëjë saçme sa të dojë!nuk e filmon kush që të bëhet viral në tiki toki!!

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Nuk eshte hera e pare qe "zbulohen" armiq te brendshem si Trocki,Kamenev,Beria,dhe 30 miljon të tjerë.Jane mesuar me spastrime.

      Përgjigjjuni
    2. G
      Gjergj BALSHA nenshtruesi i sllaveve

      Na plasi k

      Përgjigjjuni
      1. T
        TemaTiku

        Lavrov eshte "i shkarkuar'' si Min. i Jashtem i Rusise vetem ne faqet e gazetes se Meros...

        Përgjigjjuni
        1. I
          Igor

          Nji pijanec ma pak ne Kremlin te jete i lumtur qe ne kete menyre e largojne tani lete vendosin Medvedevin dhe bota zhduket nga Oreshniket Ha,Ha,Ha.

          Përgjigjjuni
          1. R
            RS3

            Medvedev minister i jashtem ??? Ai eshte kokra e debilit …. E ka Putini si zagar te kercenoje europianet dhe te perdore nje gjuhe qe nje presidenti ose kryeministri nuk i lejohet , e ka Putini si pion shahu , ngriu ulu e ulu ngriu … i paprecedent , llogjike pijaneci , dhe pa cipe ne surat , nga president dhe kryeminister shkoj diku disa rangje me posht….vetem nga kjo nxjer perfundimet se eshte njeri i vogel , pa llogjike dhe as me te voglin sens diplomatie ….

            Përgjigjjuni
          2. X
            XXXL

            Komentues qe kenaqen me "shkarkimin" e Lavrov qe i ka shkerdhyer per 20 vjet Perendimoret e perendimit kolektiv, por sic thone gojet e "liga" eshte zevendesuar nga nje person me ermer Maxim e me mbiemer rakete. Per t'u sqaruar pyesni sakatin " anti....." t'u sqaroj me tej qe nuk di tte te perdore asnje shenje pikesimi dhe kur i perdor, aps tyre e fillon fjaline me germe te vogel, nuk ka faj ka mesur shkrim e kendim hajduteshe me te vjedhur, si beqir qe eshte.

            Përgjigjjuni
            1. X
              Xxxl gam gami

              Po ca ka shkerdhyer Lavrov o loqe , thjesht nuk shkon me gjuha e diplomacise ne Rusi ….Lavrov eshte diplomat me bole , dhe nuk ka asnje emerues te perbashket me ca Medvedef , ca ipercetnik hunperpjete ku besojne se Rusia eshte qendra e Botes dhe te gjithe vertiten rreth saj imagjinoe llogjiken e ruseve qe drejtojne federaten , kur vdiq Mbreteresha Elisabet dhe pothuajse te gjithe udheheqesit ishin te pranishem ne funeral u degjuan zera ne Kremlin se ja tani eshte rasti i volitshem ti godasim me rakete berthamore ….vetem nga kjo nxjer perfundimet se kush jane dhe ti js me loqe qe beson se ata jane pozitive , po ke admirim shko ne front te ngordhesh si qen i rahur debil o kellire qe shijon jeten ne oerendim dhe ben propagande proruse, edhe nje here debil , po ndihesh patriot dhe do te ndihmosh besimin tend shko ne front dhe trego veten leri te lehurat sevspine uje shko te kerkosh ngordhjen tende…debil

              Përgjigjjuni
            2. T
              Toni M.

              Shpresoje qe te ikin nje e nga nje si ne kohen e komunizmit ... pse jo naj plum m'bas qafe.. si ata bije nenash qe vriten ne front lufte.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje