Presidenti autoritar i Venezuelës, Nicolás Maduro, po shqyrton mundësinë e largimit drejt Bjellorusisë, nëse Donald Trump i garanton sigurinë për familjen dhe asetet e tij financiare, të vlerësuara në rreth 200 milionë dollarë, raportoi Reuters.
Bjellorusia, e drejtuar nga Aleksandër Lukashenko – një tjetër lider autoritar i izoluar ndërkombëtarisht – ka ruajtur tradicionalisht marrëdhënie të ngushta me Venezuelën, veçanërisht gjatë periudhës së udhëheqjes së Hugo Chávez.
Sipas burimeve diplomatike, diskutimet për një marrëveshje të mundshme po zhvillohen në prapaskenë, ndërsa tensionet politike dhe ekonomike në Venezuelë mbeten kritike.
Një garanci sigurie nga ana e Trump, shihet si kusht kyç për një arratisje të mundshme të Maduros.
Ndërkohë, as Caracasi dhe as Minsku nuk kanë reaguar zyrtarisht për raportimet.
Po pse nuk shkon tek Putini atje e pret ALL Asadi i Syrise munden te luajn shahin se bashku ,