Mbrojtësit e Mariupolit ndryshuan rrjedhën e luftës

17 Maj 2022, 17:57Bota TEMA

Mbrojtësit e Mariupolit ndryshuan rrjedhën e luftës

Mbrojtësit e Mariupolit  ndryshuan rrjedhën e luftës duke qëndruar për 82 ditë, sipas këshilltarit presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak.

Në një komentet për mediat, të raportuar nga Reuters, ai thotë se mbrojtja e qytetit port kishte ndërprerë operacionin e Rusisë për të kapur territorin në lindje dhe jug të vendit.

Podolyak thotë se bisedimet për evakuimin e më shumë njerëzve nga fabrika e çelikut Azovstal, zona e fundit e mbetur e qytetit ukrainas, ishin të vështira, por kishte shpresë se do të ishin të suksesshme.

Këshilltari, një nga negociatorët ukrainas, thotë se bisedimet e përgjithshme të paqes me Rusinë ishin në “pauzë” dhe përsëriti se Ukraina nuk do të lëshojë asnjë territor. Por ai shtoi se “çdo luftë do të përfundojë njësoj në tryezën e bisedimeve”. 

 

1 Komente

  1. I
    Ishi i ZaKaroves

    Nuk e di sa ndryshuan rrjedhen e luftes po di qe i dhane zemër gjithë botës dhe i prenë gjunjët Putinit dhe gjithë "të fortëve" si puna e tij Duke filluar nga Vuçiqërat ketu vërdallë

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje