Mbushi Evropën me miliona emigrantë të paligjshëm, vritet “Bidja”

2 Shtator 2024, 09:11Bota TEMA
Mbushi Evropën me miliona emigrantë të paligjshëm, vritet

Abdurahman Al Milad , i njohur si Bija ose Bidja, një nga trafikantët kryesorë të qenieve njerëzore në Libi është ekzekutuar në Tripoli . Krimineli famëkeq u godit me breshëri automatiku në makinën e tij në zonën Sayyad, në periferi të Tripolit.

Instituti Sadeq e cilëson atë trafikantin më të madh të qenieve njerëzore në vend, i cili më vonë u bë dhe oficer i Rojeve Bregdetare Libiane.

Bidja konsiderohej nga OKB-ja dhe Gjykata Ndërkombëtare në Hagë si një nga organizatorët kryesorë të trafikimit të emigrantëve në Libi.

Abdurahman Al Milad u vra nga një komando me njerëz të armatosur, raporton A2 CNN. Nofka “Al Bidja” rrjedh nga pasioni i tij për futbollin dhe në veçanti për kampionin e madh italian Roberto Baggio.

Bidja fitoi famë ndërkombëtare në vitin 2017 për shkak të rolit të tij të spikatur në përdorimin e dhunës kundër emigrantëve dhe përfshirjes në operacionet e kontrabandës të lidhura me Brigadën Nasr.

Milad ishte në listën e Komitetit të Sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që nga qershori 2018 për përfshirjen e tij në trafikimin e qenieve njerëzore dhe kontrabandën e karburanteve. 

6 Komente

  1. A
    Artan

    Evropen e mbushen me emigrante psikopatet mutikulturaliste.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Leni mo emigrantet … se ata do kene shtepi anej ka Lezha…. po shihni karieren e Abdurramanit si ajo e piktorit ne Shqiperi…..

      Përgjigjjuni
    2. G
      Grek i paster me mam siriane e bab afgan

      Mir Biden e vrane por me ata milliona gjasme grek arabi gjakdhjeri qe na i kane sjelle bidet cfare do beht?

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hallall

        Do hapin dyqane mishi

        Përgjigjjuni
      2. M
        MYRTO

        EUROPEN E MBUSHI SOROS ME EMICRANT

        Përgjigjjuni
        1. d
          daniel

          po myrto kari tamom

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje