Mbytet gomonia me emigrantë në Itali, 6 të vdekur dhe 40 të zhdukur

19 Mars 2025, 14:21Bota TEMA
Mbytet gomonia me emigrantë në Itali, 6 të vdekur dhe 40 të

Të paktën 6 emigrantë humbën jetën nga përmbysja e një anije në jug të Lampedusës, ndërsa 40 të tjerë janë zhdukur. 

Anija u nis më 16 mars me 56 persona nga Sfax, Tunizi, sipas të mbijetuarve. 24 orë më vonë, shumë emigrantë ranë në det për shkak të detit të trazuar.

Anija vazhdoi udhëtimin drejt Lampedusës me probleme serioze derisa u pikas nga roja bregdetare.

Gjashtë burra u gjetën të vdekur, ndërsa kërkimet vazhdojnë për të gjetur ndonjë tjetër të mbijetuar, sipas La Repubblica

 

Lini një Përgjigje