Meloni i drejtohet Zelenskyt: Mund të mbështeteni te Italia

28 Shtator 2022, 14:05Bota TEMA

Meloni i drejtohet Zelenskyt: Mund të mbështeteni te Italia

Liderja e ekstremit të djathtë, Giorgia Meloni, deklaroi se Ukraina mund të llogarisë mbështetjen e re të qeverisë italiane.

“E dini se mund të llogarisni mbështetjen tonë besnike në kauzën për lirinë e popullit ukrainas. Qëndroni të fortë dhe kini besim”, shkroi Meloni në një postim në Twitter.

Meloni iu përgjigj një urimi të presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski.

“Ne vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Ukrainën në luftën kundër agresionit rus. Ne llogarisim partneritetin produktiv me qeverinë italiane”, u shpreh ai.

Kryeministri në largim i Italisë, Mario Draghi, ka qenë një prej mbështetësve më të fuqishëm të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, për shkak të luftës në Ukrainë.

Meloni pritet të bëhet kryeministrja e parë grua e Italisë dhe pritet të udhëheqë një qeveri djathtiste, me prirjet më ekstreme që nga koha e Luftës së Dytë Botërore.

4 Komente

  1. U
    Unë jame Muhamet Sytari një jev Turke por banoje n

    E ekstremti të djathte? Dhe mbeshtet Ukraine!. Po Edi Rama ështe hajdute dhe ekstremti islamike si Erdogani.

    1. p
      pretorian.

      Meloni eshte nje melone. Fitoi zgjedhjet dhe me ndihmen e llogjikes proruse, qe do te thote sovranitet dhe integritet. Me te drejte ne interes te popullit italian. Por keto akrobacira tipike te spagetit italian, besoj se bien ne kundershtim me pikpamjet e Salvinit dhe Berluskes. Te jene italianet me idiote se gjermanet? Te besojne italianet, se ruset hedhin ne ere tubacionet e NS2, te cilat vete i ndertuan? Kaq shume e duan italianet Brandon-in e pertej detit? Edhe Italia vazhdon te jete koloni njesoj si Gjermania? Hahahah, me lakun ne fyt italogjermanet duan te mbysin ruset.

      1. C
        Colombæ Ristëon

        Prit Gordianen e Pindarit .

      2. f
        fillimi i nji Loje te piste

        qeka melone pafara .tani m'i del tymi catise

        Lini një Përgjigje