NATO mesazh Putinit: Lufta bërthamore nuk ka fitues, do të kesh pasoja të rënda

28 Shtator 2022, 11:28Bota TEMA

NATO mesazh Putinit: Lufta bërthamore nuk ka fitues, do të kesh pasoja

Përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia është i papranueshëm dhe do të ketë pasoja të rënda. Ky është paralajmërimi që vjen për Vladimir Putin nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.


“Rusia duhet ta dijë se lufta bërthamore nuk fitohet dot dhe nuk duhet të luftohet kurrë. Nuk po them që mundësia e përdorimit të armëve bërthamore është e lartë, por po them që kur shohim vazhdimisht këtë lloj retorike bërthamore nga Rusia, nga Presidenti Putin, duhet ta marrim seriozisht dhe për këtë arsye po i përcjellim mesazhin e qartë që do të ketë pasoja të rënda për Rusinë dhe që nuk duhet të zhvillohet kurrë një luftë bërthamore”.

Reagimi erdhi pas deklaratave të së martës për përdorim të armëve bërthamore me rreze të shkurtër, të bëra nga ish-presidenti dhe ish-kryeministri rus, Dimitry Medvedev, i cili si një aleat i ngushtë i Putinit, mban postin e nënkryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Rusi.


Sipas analistëve, gatishmëria për përdorimin e këtyre armëve, e cila po shprehet thuajse përditë nga pala ruse, bëhet për të zmbrapsur Ukrainën dhe Perëndimin, pasi ushtria e Kievit ka fituar terren të konsiderueshëm në lindje, ku edhe po zhvillohen betejat më të mëdha.

5 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    "NATO mesazh Putinit: Lufta bërthamore nuk ka fitues, do të kesh pasoja të rënda" me një fjalë!? "ne do humbim shumë,por ti ke për tu zhdukur përgjithmonë nga faqja e dheut si komb"???

    1. N
      Nemesis

      Qashtëtsisht i kiartë e shterues . Ne me Ψoïfïnë ai me Zvaranë .Si e do bualli Ωshpadtënë

    2. K
      Këshilltari Presidentit BEGAJ

      Ka arrdhur koha që dhe NATO të largoj nga detyra një sekretar të tillë ku ka në dorë vetëm çelsat e zyrës.

      1. D
        Doktor kanceri

        Ik o bajge e Saliut se je bere i neveritshem me kerlliqet qe shkruan , ai ia thot me hapur se kurre do te shkerdhejm robt nga je e nga sje ...ky Dyli na tregon celsat ezyres , e ke idene se cdo te thote NATO o bajge ???? Jane 30 e me shume shtete te fuqishme kundra nje majmuni qe nuk mund dhe ska per ta mundur Ukrainen, do ta medte per 15 dite dhe po ja rruan karin , do ta gjunjezoj Zelensky deri ne poshterim .......ik Dyli , ik se dhjeu Salahu , ik e pastroja me llap mbase te jep ndonje kock te lepish ....yyyyt plere na hape barkun , budalla

        1. T
          Trigonelë

          Sërë beçkë moj , pa dal kishe moj , ujlubi m'ishamojllë ojn'ë e im'ë'të...mæushacë

        Lini një Përgjigje