Mësohet identiteti i shqiptarit që akuzohej për komplotin për vrasjen e Maduros, Ambasada shqiptare në Brazil: Jemi në kontakt me familjarët

16 Janar 2026, 17:15Bota TEMA
Mësohet identiteti i shqiptarit që akuzohej për komplotin

Pas lajmit në mediat Çeke se disa të burgosur që akuzoheshin për komplot për vrasjen e ish-presidentit Maduro janë liruar, mësohet identiteti i të liruarit që është shtetas shqiptar.

Ambasada jone në Brazil ka njoftuar se ai tashmë ndodhet në “Kryqin e Kuq” në Venezuelë, në pritje të marrjes së lejes për të urdhëruar për në Shqipëri.



Ambasada jonë në Brazil konfirmon se një shtetas shqiptar me inicialet J.N është liruar dhe aktualisht ndodhet pranë “Kryqit të Kuq” në Venezuelë, në pritje të autorizimit për të udhëtuar drejt Shqipërisë.


Ambasada shqiptare është në kontakt edhe me të afërmit e qytetarit shqiptar të liruar, të cilët kanë komunikuar në rrugë telefonike me familjarin e tyre pas lirimit të tij.

2 Komente

  1. T
    Teo

    Lemsh e bete...nga Praga...ne Brazil e Venezuele...

    Përgjigjjuni
    1. P
      Punetori

      Nuk e morem vesh identitetin e shqiptarit, sic thuhej në titullin e shkrimit !? Apo futja kot titullit , që të lexohet gazeta ?!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje