Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, një nga figurat më të ekstremit të djathtë në qeverinë e Benjamin Netanyahut, ka deklaruar se është informuar për një kërkesë të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) në Hagë për lëshimin e një urdhër-arresti ndaj tij.
Në nëntor të vitit 2024, ICC lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant, nën akuzat për “krime kundër njerëzimit dhe krime lufte” gjatë ofensivës izraelite në Gaza.
Sipas raportimeve, pas vendimit ndaj drejtuesve izraelitë, gjyqtarë dhe prokurorë të ICC-së janë përballur me pasoja të forta financiare dhe teknologjike, pasi administrata Trump vendosi sanksione ndaj gjykatës. Si pasojë, disa banka, kompani kartash krediti dhe gjigantë teknologjikë si Amazon ndërprenë shërbimet për zyrtarët e ICC-së.
Gjykata kishte lëshuar gjithashtu urdhër-arreste edhe ndaj disa drejtuesve të Hamasit, të cilët më pas u vranë gjatë operacioneve ushtarake izraelite.
Rri mirë se po t'a bëjnë gjyqin të ngjashmit e tu sa për t'i hedhur hi syve botës, se po t'a bënin palestinezët, sirianët, libanezët, irakenët dhe iranianët, do t'a këndoje këngën e qyqes si frymëzuesi yt Oskar Dirlewanger
Trupeshk 66, fundi i nazi-islamizmit po afron!
E ashtuquajtura Gjykata Penale Nderkombetare ICC eshte nje shoqate OJF - organizate jo fitimpurese, qe nuk ka asnje tager ligjor, qe financohej (tashme jo me) nga USA, qe vazhdon drejtohet nga nje arab islamist, qe merret me llogje Kavaje dhe qe askush nuk ja hedh qyrret!