Ministri i Jashtëm gjerman: OKB-ja t’i përshtatet shekullit XXI

8 Nëntor 2025, 07:50Bota TEMA
Ministri i Jashtëm gjerman: OKB-ja t’i përshtatet shekullit XXI

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul bëri thirrje sot për një reformë të Kombeve të Bashkuara në mënyrë që institucioni global të jetë në gjendje të përballojë sfidat e shekullit XXI.

”Më shumë se çdo gjë tjetër, kjo do të thotë që Jugut Global, veçanërisht Afrikës, duhet t’i jepet më shumë peshë”, tha Wadephul në një debat parlamentar për 80-vjetorin e OKB-së.

Ndërsa pranoi se OKB-ja ndonjëherë ka qenë e paaftë për veprim, kryediplomati gjerman tha se organizata me 193 anëtarë mbetet forumi i vetëm në të cilin të gjitha shtetet e botës mund të flasin me njëra-tjetrën.

Wadephul nënvizoi nevojën që Gjermania të jetë e gatshme të marrë një rol udhëheqës brenda OKB-së. Gjermania po kandidon për një vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për vitet 2027-2028.

Ligjvënësit e pothuajse të gjitha fraksioneve theksuan rëndësinë e institucionit, me Isabel Cademartori, një social-demokrate, që e përshkroi OKB-në si zemrën e domosdoshme të një bote të globalizuar në të cilën asnjë krizë nuk ndalet në kufijtë kombëtarë. Megjithatë, Beatrix von Storch, një anëtare e ”Alternativës për Gjermaninë”, vuri në dyshim integritetin e OKB-së.

2 Komente

  1. j
    jkl;

    Pasi e perdoret OKBn, e tallet, e shkelet me kembe , e bete dicka te pa vlere , tani doni ta ' rindertoni " ? Kaq shume ju ka trembur poli i dyte boteror ( BRICS) ? Perderi sa ne keshilin e sigurimt te OKB do kete te drejte vetoje , nuk do kete kurre nje organizate qe do perfaqsoje te gjitha vendet e globit. Por do jete nje vegel ne dore te atyre shteteve qe kane dhe do kene te drejten e vetos.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Igor

      Gabimi tek organizimi i Okb eshte qe te gjith anetaret e perhershem jane shtete me arme berthamore dhe me drejten e vetos dhe keshtu bota mvaret nga veo,ja e tyre ne veng nga shumica ,sikur mos te kishte veto sot i gjith Izraeli dote ishte ne burg dhe shteti i keti ministri e mbron per gjenocidin dhe spastrimin etnik dhe vrasjen e femijve.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje