Ja cila është arsyeja që Teherani mund të humbë statusin si kryeqytet i Iranit

8 Nëntor 2025, 07:30Bota TEMA
Ja cila është arsyeja që Teherani mund të humbë

Presidenti i Iranit Masoud Pezeshkian, deklaroi se Teherani do të evakuohet në fund të këtij viti nëse nuk bie shi.

Sipas burimeve, Irani po përballet këtë vit me thatësirën më të rëndë prej dekadash.

“Nëse nuk bie shi, do të duhet të fillojmë të shpërndajmë ujin me racion në Teheran, rreth fundit të nëntorit ose fillimit të dhjetorit”, tha presidenti në fjalimin e tij, të transmetuar nga televizioni shtetëror. Dhe “edhe nëse e shpërndajmë me racion, nëse nuk bie shi deri atëherë, do të kemi mungesë uji dhe do të duhet të evakuojmë Teheranin”, vazhdoi ai, pa sqaruar se si mund të ndodhë një gjë e tillë në një metropol me 10 milionë banorë.

Drejtori i kompanisë së ujit të kryeqytetit, Behzad Parsa, tha të dielën e kaluar se qyteti mund të mbetet pa ujë të pijshëm brenda dy javësh. Digë Amir Kabir, një nga pesë digat që furnizojnë Teheranin me ujë të pijshëm, përmban “vetëm 14 milionë metra kub ujë, pra 8% të kapacitetit të tij”, tha ai, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Irna.

Të mërkurën, drejtori rajonal i kompanisë së ujit, Mohsen Ardakani, nënvizoi duke folur në televizionin shtetëror se banorët e Teheranit kanë ulur konsumin e ujit me 10% gjatë gjashtë muajve të fundit. “Nëse arrijmë në 20%, do të mund të mbajmë situatën stabilitet për një deri më dy muaj, deri sa të bie shi”, tha ai.

Klima në Teheran është e thatë dhe e nxehtë gjatë verës. Vjeshta herë-herë sjell shi, ndërsa dimrat mund të jenë të ashpër, me shumë dëborë. Për arsye kursimi, së fundmi është ndërprerë furnizimi me ujë në shumë lagje të qytetit, siç ndodhte shpesh edhe gjatë verës, raportuan mediat lokale.

Në korrik dhe gusht, në mes të valës së të nxehtit, dy ditë u shpallën pushim, për të kursyer ujë dhe energji.

Sipas agjencisë Tasnim, sasia e reshjeve në Iran ra këtë vit në 152 milimetra, pra në 40% të mesatares së 57 viteve të fundit. Në disa provinca, sasia e shiut u ul me 50-80%, vuri në dukje Mohammad Reza Kavianpour, kreu i Institutit të Kërkimeve për Ujin, duke paralajmëruar se vendi “duhet të përgatitet për një situatë kritike”.

3 Komente

  1. u
    u dhime duke qesh

    Ngrini bythen perpjete, lutjuni allahit se ndoshta ju dergon shi...

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      u dhime duke qesh,unë besoj se tërë problemi është tek sistemi HARP!!amerikanët hoqën dorë 40 vjet më parë dhe e blenë çifutët,jo ata të izraelit,kanë një % të aksioneve,por ata që drejtojnë botën!!tashti po e përdorin ata për të shkaktuar tërmete, thatsira, përmbytje, uragane!në të gjitha vëndet që ata duan të nënshtrojnë!në turqi shkaktojnë tërmete dhe zjarre,në iran thatësira,në amerikë uragane,në kinë ciklone, tërmete, përmbytje, viruse!thjesht për të zotruar botën dhe për të vendosur izraelin në vënd të parë!!nëse uk beson shiko videot e kaCo alFredo dhe ke për të besuar që minutën e parë para se të klikosh shënjën e "play"!

      Përgjigjjuni
      1. u
        u dhime duke qesh

        Une besoj se nese ngre bythen ne xhami, e ke te sigurte kastravecin...

        Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje