Kina nis në shërbim superanijen, rivalizon SHBA-të në det

7 Nëntor 2025, 22:00Bota TEMA
Kina nis në shërbim superanijen, rivalizon SHBA-të në det

Kina ka futur në shërbim anijen e saj më të avancuar ushtarake, superanijen Fujian, ndërsa Pekini synon të rivalizojë Shtetet e Bashkuara për dominimin detar. Presidenti kinez, Xi Jinping, mori pjesë në ceremoninë zyrtare të nisjes në portin ushtarak të Sanya-s, në ishullin Hainan.

Fujian është anija e tretë dhe më moderne e Kinës, me sistemin elektromagnetik të nisjes së avionëve (EMALS), që mundëson nisjen në ajër të avionëve të mbushur plotësisht direkt nga kuvertat e anijes dhe operimin kundër objektivave të largëta. Sipas mediave shtetërore, vetë Xi vendosi që Fujian të adoptonte këtë teknologji, si pjesë e modernizimit të forcave të armatosura kineze.

Vetëm një tjetër superanije në botë ka këtë sistem, USS Gerald R. Ford i marinës amerikane. Fujian ka dy ashensorë për avionë dhe tre katapulta, krahasuar me tre ashensorë dhe katër katapulta të USS Ford, që do të thotë se anija amerikane mund të nisë avionë më shpejt. Numri i avionëve që Fujian mund të mbajë nuk është bërë publik, por ekspertët e vlerësojnë midis 40 dhe 60, ndërsa anijet amerikane mbajnë 60–70 avionë.

Kina synon të shfaqë fuqinë detare ndaj SHBA-ve dhe aleatëve të saj në rajon, ndërsa tensionet mbi Tajvanin vazhdojnë. Edhe pse Kina ka marinën më të madhe në botë me 405 anije, SHBA-të kanë më shumë anije të mëdha me 295 njësi. Ushtria kineze ka gjithashtu rreth 1 milion trupa më shumë dhe mbi 1 mijë tanke më shumë se SHBA-të, dhe flotë ajrore me afërsisht 2 mijë avionë luftarakë.

Në shtator, zyrtarët kinezë të mbrojtjes konfirmuan se Fujian kishte kaluar përmes ngushticës së ndjeshme të Tajvanit për “testime shkencore dhe misione trajnimi” në Detin e Kinës Jugore.

Ceremonia e nisjes u ndoq nga më shumë se 2 mijë pjesëtarë të marinës dhe të ekipit ndërtues të anijes. Mediat shtetërore raportuan se atmosfera ishte madhështore dhe entuziaste. Xi Jinping vizitoi kuvertën dhe kullën e komandës, ku informohet mbi operacionet e fluturimit dhe nënshkroi solemnisht logun e anijes.

Megjithatë, analistët vlerësojnë se Kina ende mbetet pas SHBA-ve, e cila ka 11 superanije në shërbim, të gjitha me sisteme nisjeje me katapultë. Ndryshe nga Fujian, anijet amerikane janë të fuqizuara me energji bërthamore, që u jep atyre rang pothuajse të pakufizuar pa pasur nevojë për karburant, dhe mund të mbajnë deri në 20 avionë më shumë se Fujian.

Fujian i bashkohet dy superanijeve të tjera kineze në operacion aktiv, Liaoning dhe Shandong, duke e vendosur Kinën përpara Indisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Italisë, të cilat kanë nga dy superanije secila.

4 Komente

  1. S
    Shifeni

    Kosovaret qe shajne Shqiperine ti shqyejne syte mire me hovin e Kines. Dihet ke ke aleat kryesor ne Ballkan, Serbine. Dhe koherat po ndryshojne, nuk te rri Amerika ketu verdalle me si polic, se i ka vajtur borxhi aty ku s mban me

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pirdhni se liroheni

      Kina po ja rru Amerikes dhe jo me t'a konkuroje. Pentagini ka nje buxhet vjetor afersisht 1 trilion dollare, na thoni sa e kane keta kokrrat e orizit.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Diplomati

        Çeshte ky budalla qe ben kete koment.ta dije ky idjot se nuk eshte e larget dita kur Amerika ti shikoje targen kines.gen lines.

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          student,ushuturak,ushkar dhe diplomut,si do jetë pseudonimi i radhës??PS??

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje