Ministri i Jashtëm i Tajvanit: Kina nuk mund të diktojë politikën tonë të jashtme

13 Gusht 2022, 15:43Bota TEMA

Ministri i Jashtëm i Tajvanit: Kina nuk mund të diktojë

“Kushdo që dëshiron të vijë në Tajvan për të treguar mbështetjen e tij, është më se i mirëpritur të na vizitojë dhe kjo nuk duhet të ndalet nga Kina”. Kështu është shprehur ministri i Jashtëm i Tajvanit, Joseph Wu për Zërin e Amerikës.

Sipas tij, Kina nuk do ta pengojë ishullin e vetëqeverisur të mirëpresë delegacionet e ardhshme.

Wu u shpreh se delegacione të tjera do të vizitojnë kryeqytetin e Tajvanit, Taipei dhe shtoi se Kina po e përdor këtë fakt si pretekst për të sulmuar ushtarakisht vendin dhe për të ndryshuar status-quonë.

“Ne duhet të kujtojmë se nëse po bëjmë gjërat e duhura, zemërimi kinez nuk duhet të na ndalojë ta bëjmë këtë. Ata gjithmonë mund të gjejnë justifikime për të kërcënuar ushtarakisht Tajvanin. Kjo është një shenjë e qartë se Kina po shkatërron status quo-në dhe paqen dhe stabilitetin në këtë zonë. Dhe unë mendoj se populli tajvanez gjithashtu po e vëzhgon këtë., theksoi Ministër i Jashtëm i Tajvanit, Joseph Wu.

Lini një Përgjigje