
Ministrja gjermane për Zhvillim, Svenja Schulze u shpreh se duhet të nisin përgatitjet për rindërtim të Ukrainës dhe riparim të dëmeve të luftës.
Ajo i ka bërë këto deklarata në një konferencë për media me ambasadorin ukrainas, Oleksii Makeiev.
“Secili që beson në një të ardhme më të mirë, që punon në këtë drejtim, do t’i përjetojë më lehtë këto kohë të vështira”, ka thënë Schulze teksa e ka prezantuar një platformë në internet me qëllim të ofrimit të ndihmës për organizatat për ndihmë, sektorin privat dhe iniciativa tjera.
“Nga përvojat e rindërtimit në gjithë botën, ne e dimë që përgatitja e mirëfilltë është jashtëzakonisht e rëndësishme, ashtu që ndihma emergjente të përshtatet me nevojat afatgjate të rindërtimit.
Dëmi i shkaktuar nga pushtimi rus është i madh dhe aktualisht arrin në 135 miliardë dollarë”, shtoi Makeiev.
Kjo ministresha mos eshte duke kerkuar ndihme per te shtuar numrin e topave gjermane ne Ukraine, Sa per ndihme per rindertim, as ne enderr nuk kane per ta pare ukrainasit.
Shoqja Svenja (sllave) duro pak moj e uruar te "mbaroj" nje here lufta (po mbaroj se Amerika nuk e pranon nje gje te tille.) pastaj filloni rindertimin e asaj qe e shketerruat me dashje nepermjet zhvejkut Zelensky. Po te kesh bythe pranoni ne NATO Ukrainen, nje gjysem shteti se aq ka mbetur.