Qeveria e Mongolisë ka shpjeguar arsyet pse nuk e arrestoi presidentin rus Vladimir Putin gjatë vizitës së tij në këtë vend.
Mongolia ia atribuoi vendimin e saj për të mos arrestuar presidentin rus Vladimir Putin gjatë vizitës së tij, pozicionit të saj të varësisë energjetike nga Moska, gjë që e bën të vështirë prangosjen e Putinit në një urdhër të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për krime lufte në Ukrainë.
Në një deklaratë për Politico, zëdhënësi i qeverisë tha se Mongolia importon 95% të produkteve të saj të naftës dhe më shumë se 20% të energjisë elektrike nga fqinjët, të cilët kanë pësuar ndërprerje për arsye teknike në të kaluarën.
“Ky furnizim është kritik për të garantuar ekzistencën tonë dhe atë të popullit tonë. Mongolia ka mbajtur gjithmonë një politikë neutraliteti në të gjitha marrëdhëniet e saj diplomatike, siç tregohet nga deklaratat tona zyrtare të deritanishme".
Vendi është anëtar i Gjykatës Ndërkombëtare Penale.
Presidenti rus, mbërriti të martën pa asnjë problem në Mongoli, në vizitën e tij të parë në një shtet anëtar të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, e cila ka lëshuar një urdhër-arresti ndaj tij. Putin jo vetëm që nuk u arrestua, por u prit me një ceremoni zyrtare shtetërore nga lideri i vendit aziatik në kryeqytetin Ulaanbaatar.
Putin kërkohet nga gjykata pasi akuzohet se ka deportuar në mënyrë të paligjshme fëmijë ukrainas. Një zëdhënës i Kremlinit tha se ai nuk kishte asnjë shqetësim se mund të arrestohej gjatë vizitës.
Putanka ka plot 25 vjete ne pushtet dhe ky i ka kapur per Koq ,, shume shtete.
"Mongolia tregon arsyet pse nuk arrestoi Putinin gjatë vizitës së tij"??tregon arsyet??pordhë syfyri!!mongolia,dhe çdo shtet tjetër nuk mund të arrestojë një president që e ka ftuar!i ftuari,presidenti ka mbrojtje dipllomatike!këtu përfshihet dhe ftesa që i bën shteti mikpritës!!si aftika e jugut dhe lula i brazilit i thanë fare mirë putës"nuk mund të hysh në vëndet tona sepse të arrestojmë!afrika e jugut nuk i bëri ftesë,kurse lula,si koqe kandari,ja bëri ftesën dhe të nesërmen e anulloi pasi gjakata braziliane e kundërshtoi!!pra në të dy rastet,putinit ju ndalua hyrja në këto vënde!mongolia nuk e bëri një gjë të tillë!jo vetëm që nuk i ndaloi hyrjen,por dhe e ftoi në mongoli. për pasojë nuk mund ta arrestojë
Ore hajdar je ti apo bo vete? Po ky dhe ne Usa te shkoje ska bythe me e arrestu njeri jo me ne mongoli.
jom tu tall karët e ty o koqe!e di që puta ka bole,në bythë,por i ka!në amerikë dhe mund të shkojë,por si e përmënda më lart dhe jo,psh si shkoi baiden në kiev!!të kujtohet??mjaftoi një telefon i amerikanëve dhe rusët e putës bënë pushim dy ditë para dhe dy ditë pas vizitës së baidenit!!përse nuk shkoi"Po ky"në afrikën e jugut dhe në brazil??sepse i thanë "të(ta)rrasim brënda"!!mongolia ka qënë satelit i BRSS dhe është akoma i rusisë,dhe në një farë mënyre i kinës!!shko shkunde mënin dhe kënaqu me produktin e tij!!bythec!!
Pse budall eshte Putin te vije ne Shqiperi!....lol
Cfare aresyesh ata e ftuan vete si do ta arestonin?
Kocevaret, te cilet kan zaptuar halen e Temes, arrestohen nga autoritet Turke mbasi punojne per Mosadin: https://x.com/HaberturkTV/status/1830900427761578067?ref_src=twsrc^tfw
Si mund te arrestohet nje president i nje vendi ,kur ai nuk ka konflikt me ate vend??? Ai nuk shkoi ne Ukraine!