“Shkundet” kabineti i Zelensky, tre ministra japin dorëheqjen nga postet e tyre

3 Shtator 2024, 21:10Bota TEMA
“Shkundet” kabineti i Zelensky, tre ministra japin dorëheqjen

Tre ministra ukrainas kanë dhënë dorëheqjen nga kabineti qeveritar. Kryetari i parlamentit ukrainas tha se ministri përgjegjës për mbikëqyrjen e prodhimit të armëve gjatë luftës Oleksandr Kamyshin, në detyrë që nga marsi i vitit 2023 dhe gjithashtu këshilltari i Zelenskit, Ministri i Drejtësisë dhe Ministri i Mjedisit paraqitën letrën e dorëheqjes.

Ligjvënësit dhe analistët politikë kanë pritur ndryshime të mëdha në qeveri që nga fillimi i verës.

Largimi i tre ministrave shton pasigurinë rreth qeverisë me të paktën pesë portofol të tjerë ministrorë të lirë pas shkarkimeve në fillim të këtij viti.

Presidenti, Volodymyr Zelensky dhe ekipi i tij politik po bëjnë tratativat për të plotësuar të gjitha pozicionet në një përpjekje për të rregulluar situatën përpara se kreu i shtetit të Ukrainës të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara këtë muaj për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. 

1 Komente

  1. .
    .

    Vetem ky bythqir si Ramazoni ska faj

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje