Ndërprerja e energjisë elektrike në Kanë të Francës, prokurori: Është sabotim!

24 Maj 2025, 19:10Bota TEMA
Ndërprerja e energjisë elektrike në Kanë të

Tre nga katër shtyllat e linjës së tensionit të lartë që furnizon qytetin e Kanës u “sharruan” në një “akt sabotimi”, tha prokurori i Grasse për AFP, ndërsa energjia elektrike në zonë po rikthehet gradualisht.

Pas këtij sabotimi në Villeneuve-Loup, operatori i rrjetit RTE e nxori jashtë funksionit linjën e tensionit të lartë për të mundësuar punimet e restaurimit, duke shkaktuar një ndërprerje të energjisë elektrike në qytetin e Kanës, ku ngjarjet e Festivalit të filmit përfundojnë sot.

Ndërprerja preku 160,000 familje, por jo Palais des Festivals, e cila iu drejtua një burimi të pavarur të energjisë elektrike.

Guvernatori rajonal i Alpes-Maritimes njoftoi “rivendosjen graduale” të energjisë elektrike.

2 Komente

  1. A
    Ashiku

    Saliu e ka specialitet...për sllavët punon...merreni ne pyetje...

    Përgjigjjuni
    1. ?
      ?

      Cfare po ndodh neper Europen Perendimore me keto defektet e cuditshme te energjise? Do kete gisht Putana e Rrushqise. Ja ka bere per inat sa u mblodh Festivali i Kanes.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje