Netanyahu emëron heroin e luftës së Libanit, si kreu i operacionit për pengjet izraelite

8 Tetor 2023, 17:42Bota TEMA

Netanyahu emëron heroin e luftës së Libanit, si kreu i

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka emëruar një gjeneral në pension dhe veteran të luftës së Libanit të vitin 2006, si njeriun e plotfuqishëm që do të merret me çështjen e pengjeve dhe të humburve si pasojë e sulmit të Hammasit.

Lajmin e bën të ditur gazeta izraelite në gjuhën angleze The Times of Izrael, e cila thekson se Netanyahu emëroi Gal Hirsch, një gjeneral brigade rezervist që komandonte Divizionin e 91-të në Luftën e Dytë të Libanit të vitit 2006, si njeriun kryesor të qeverisë për qytetarët e zhdukur dhe të rrëmbyer.

Urdhri i kryeministrit thekson se të gjitha agjencitë qeveritare do të jenë nën drejtimin e tij për këtë çështje. Pra askush nuk mund të negocojë apo të sulmojë për pengjet pa urdhrin e njësisë speciale ad hoc. Kjo është në fakt një traditë e njohur e shtetit izraelit, i cili në çdo kohë krize krijon struktura të përkohshme ku përfshin, jo vetëm njerëzit që janë në institucione, por edhe ekspertë të njohur me kontribute në vend, që janë në pension apo edhe në jetën civile. Gjenerali Gal Hirsch ka kohë që është përfshirë në jetën politike, jo si një aktor direkt, por si një analist televiziv për çështjet e sigurisë.

Pozicioni ka qenë bosh vitin e kaluar pasi zyrtari i fundit në këtë post, Yaron Blum, njoftoi dorëheqjen. TemA

1 Komente

  1. X
    Xhezo Smokthina

    Duket, gjatë 10-15 vjetëve Izraeli pa tjetër që ka futur nëpër burgje shumë anëtarë të organizatave terroriste që operojnë kundër tij. Sipas traditës terroriste, Hamasi filloj një aksion të shpejt për të rrëmbyer qytetar të pafajshëm, me qëllimin e vetëm për t'i mbajtur peng në këmbim të terroristëve që Izraeli mban nëpër burgje. Kuptohet, si rezultat i befasisë së sulmit ata kanë rrëmbyer shumë qytetar. Tani do të fillojnë pazaret e shkëmbimit. Izraeli e caktoj drejtuesin e operacionit, këtë gjeneral në pension, njohës i thellë i manovrimeve në të tillë situata. Por kuptohet, Izraeli nuk mund të hyjë në bisedime pa e çuar situatën në kushte të favorshme për të. Kjo mund të kërkoj veprime që t'u nxinin jetën terroristëve, për t'i bërë ata të heqin dorë nga kërkesa të ekzagjeruara. Mendoj se kaq qe kjo "luftë", do vazhdojë disa ditë kundër ofensiva izraelite dhe pastaj do futen në lojë ekspertët e shkëmbimit të të burgosurve nga Izraeli dhe të rrëmbyerve nga Hamasi..

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje