Ngrihet alarmi: Ushtarëve britanikë u është thënë “bëhuni gati për luftë me Rusinë"

22 Gusht 2022, 12:31Bota TEMA

Ngrihet alarmi: Ushtarëve britanikë u është thënë

Ushtarëve britanikë u është thënë të përgatiten për të luftuar në Lindje, kështu raporton gazeta britanike “Metro” në një artikull ku thuhet se duhet të paralajmërojnë edhe të afërmit e tyre.

Oficeri i urdhrit Paul Carney tha se ushtarët duhet të përgatisin familjet e tyre për mundësinë e dërgimit në Ukrainë për të luftuar kundër rusisë.

Ai u shpreh se ushtria e Mbretërisë së Bashkuar tani “po e formësonte veten për të përballuar kërcënimin nga Rusia dhe është e gatshme të kundërshtonte çdo agresion”.

“Ka ardhur koha të përgatisni familjarët për mundësinë e dërgimit në Lindje”, u ka thënë ai ushtarëve britanikë.

Ai tha se bota ka ndryshuar që nga pushtimi i Ukrainës nga Vladimir Putin më 23 shkurt – gjashtë muaj më parë – dhe trupat britanike “duhet të përgatiten për realitete të reja”.

“Dua që të gjithë të kontrollojmë se jemi fizikisht të aftë për operacione. Dhe është gjithashtu e rëndësishme që të përgatisim të dashurit dhe familjet, të cilët shpesh kanë rolin më të vështirë në mungesën tonë”, u shpreh ai.

1 Komente

  1. K
    Këshilltari Presidentit BEGAJ

    Lufta mund të nisë, por cili shtet mund të përfshijë shtetet tjerra?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje