Autoritetet gjermane thuhet se kanë identifikuar një aeroplan spiun rus në lindje të ishullit Rügen në Detin Baltik të enjten në mëngjes. Është tabloidi gjerman “Bild” që raporton se Qendra e Kombinuar e Operacionit Ajror të NATO-s vuri re “aktivitet në zonën e Kaliningradit” në orën 9:14 të mëngjesit. Vetëm 12 minuta më vonë, një alarm u ngrit në bazën ajrore Rostock-Laage .
Dy avionë Eurofighters kryen një ngritje alarmi për të kapur avionin e dyshuar rus, i cili ishte në rrugën e tij drejt hapësirës ajrore gjermane të NATO-s në atë moment. Në orën 9:45 të mëngjesit, pilotët gjermanë raportuan shfaqjen në radarë të avionit dhe në orën 9:49 patën edhe kontakt vizual.
Tani çështja është bërë edhe më e qartë. Avioni, i cili as nuk kishte ndezur transponderin e tij dhe që nuk iu përgjigj mesazheve me radios përbënte një kërcënim të konsiderueshëm për trafikun ajror civil. Ai ishte një aeroplan spiun rus i tipit Ilyushin Il-20M, me emrin e koduar të NATO-s, “Coot-A”.
Avionët luftarakë gjermanë e shoqëruan avionin rus të zbulimit në lindje të Rügen për disa kilometra dhe i bënë një foto në orën 9:56 të mëngjesit. Disa minuta më vonë, Ilyushin u kthye dhe fluturoi përsëri drejt zonës së Kaliningradit.
Avionët gjermanë Eurofighters e përfunduan misionin e tyre për llogari të NATO-s dhe më pas kryen një fluturim stërvitor mbi Detin Baltik. Sipas Bild, kjo nuk është hera e parë që një avion zbulues rus u afrohet brigjeve gjermane pa shkelur hapësirën ajrore gjermane dhe rrjedhimisht të NATO-s. Kjo ndodh “herë pas here”, sipas burimeve të Forcave Ajrore.
I mbushen breket nga frika keta te NAT-ës, Putini lëshon porrdhët në kremlin, këta oburra kondragazin!? Emoj europë eee, vet e gatuat ketë llojë çorbe të prishur, tani jeni të derturuar ta hani.
!!?? Putini eshte nje qe fryhet kot . Vetem me ukrainen ka 2 vjet qe nuk arrin te beje as 20% te asaj qe e quajti speciale, per dy jave . Putin me europen ben I forte me Trapin. Amerika nuk rron pa europen. Europa i jep ( gabim ) trurin , sepse ata kane vetem trurin e kaubojsit. Vetem ne Jon Hopkins , Columbia, Harvard , 90 % jane indiane, francese, italiane, angleze, greke , turq etj . Thoshte mire Merkel : ju ( anerikanet ) nuk jeni te afte te prodhoni makina. Mercedes , Ferrari etj . Ruset kane mbetur ne mesjete ne mendim e zhvillim. Europa duhet te shohe perpara e kujdes kinezet .