Kina i ofron BE-së partneritet zëvendësues për SHBA

27 Mars 2025, 21:10Bota TEMA
Kina i ofron BE-së partneritet zëvendësues për SHBA

Problemet e krijuara nga Donald Trump dhe politika e tij e tarifave ka shtyrë Kinën zyrtare të bëjë thirrje për një sjellje “racionale” nga Europa. Agjencia “Reuters” citon median shtetërore, “Gobal Times” që evidenton se Kina është një opsion shumë i pranueshëm ekonomik për BE-në.

Lajmi vjen në kontekstin e një vizite që kreu i Tregtisë në Komisionin Europian, Maros Sefcovic, po zhvillon në Pekin, vizitë e cila provokoi kërcënimin për tarifa të reja nda automjeteve të importuara në SHBA.

Media kineze thekson se Kina është tashmë një ofertë shumë serioze për stabilitet dhe besueshmëri duke vënë në dukje se ajo është alternativa tregtare për Europën e vendosur me shpatulla për muri nga tarifat e Donald Trump. 

Nga ana tjetër, agjencia “Reuters” vë në dukje faktin që BE-ja të hapet me Pekinin do të duhet që Sevcovic të sqarojë disa shqetësime të vjetra si: sifdat e kompanive europiane që operojnë në Kinë, mungesa e aksesit në prokurime, pengesat në tregun e brendshëm.

Zëvendësimi i SHBA me Kinën në aspektin tregtar do të ishte një zhvillim me pasoja afatgjata pasi jo vetëm Kina përfaqëson një ofertë shumë të mirë, por edhe sepse me sanksionet ndaj Rusisë dhe kthesën e SHBA është e vështirë të rikthehet besimi. Po kështu partneriteti i ngushtë ekonomik me Kinën ndërlikon kohezionin e Perëndimit në një çështje si Tajvani dhe pretendimet e SHBA në Paqësor.

2 Komente

  1. A
    Amerika do te korrigjoje kusrin e gabuar aktual

    Tajvani eshte i Kines, kete e pranon edhe Usa. Puna eshte se nese Kina zevendeson Usa ne tregtine me BE, atehere e humbur do te jete Usa. Ky veprim do te perjashtonte defakto Ameriken nga tregtia boterore, dhe do te nerlikonte pozicionin e dollarit si monedhe mbizoteruese. Prandaj Trump shpejt do terhiqet nga ky gabim fatal. Sa me vone aq me keq do te jete per rolin e Amerikes ne boten e shekullit 21. Nuk eshte cudi qe kokefortesia e Trump dhe largimi nga Nato te mundesoje hyrjen ne te te Kines.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Asd

      Pervec idese se rrezikut "Kina ne Nato", per te tjerat ke te drejte.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje