“Nuk është fundi i botës nëse SHBA tërhiqet nga NATO” - Ish- ministri britanik i Mbrojtjes kritikon Trump: T’i besosh Putinit është naivitet

8 Mars 2025, 19:51Bota TEMA
“Nuk është fundi i botës nëse SHBA tërhiqet nga

Britania dhe vendet e tjera evropiane duhet të jenë gati të marrin përsipër NATO-n nëse Donald Trump zbaton kërcënimet se SHBA mund të tërhiqet nga organizata.

Ata duhet të zëvendësojnë ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën të hequr nga Trump dhe të sigurohen që lideri rus Vladimir Putin të mos fitojë konfliktin.

Ky ishte mesazhi i fuqishëm i dhënë të shtunën nga ish-sekretari konservator i mbrojtjes, Sir Ben Wallace.

“Ne jemi dëshmitarë të një epoke të re ku nuk mund t’i marrim si të mirëqena garancitë e sigurisë së SHBA”, tha Sir Ben.

Ai akuzoi presidentin Trump se po përpiqej të “ngacmonte” Ukrainën dhe të “mbyste” shpresat e saj për të mposhtur Rusinë.

“Ne nuk do ta lëmë Putinin të fitojë. Amerikanët mund të bëjnë çfarë të duan, por ajo që Trump do të zbulojë… është se ukrainasit janë njerëz të ashpër”, tha Sir Ben për BBC.

“Putini nuk do të ndalet dhe Presidenti Trump është naiv që mendon se ai do e bëjë”, shtoi Wallace.

“Ky është mesazhi krejtësisht i gabuar për të dërguar nëse doni ta shtyni Rusinë prapa dhe ta bëni Putinin të mendojë se do të ishte më mirë të vinte në tryezë. Donald Trump po e mbyt shpresën se Putini mund të luftohet deri në fund dhe të sillet në tryezë”, tha Sir Ben.

Sipas tij nëse Ukraina vazhdon rezistencën e saj edhe për 18 muaj të tjerë, “ekonomia ruse do të shembet”.

Ai tha se Ukraina mund ta mundë Rusinë, vetëm “nëse të gjithë bashkohen dhe zëvendësojnë atë që amerikanët kanë hequr ose tregojnë vendosmërinë e duhur evropiane, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, se nuk do të shkojnë askund”.

“Britania dhe Evropa duhet të përballen me faktin se është e mundur që SHBA të  bëjë kërcënime nga zëvendëspresidenti, J.D Vance dhe të tjerë për të lënë krejtësisht NATO-n”, tha Sir Ben.

Sipas tij, Britania dhe Evropa mund të mbijetojnë pa mbështetjen e SHBA-së, por kjo do të nënkuptojë shpenzimin e shumë më tepër parave për mbrojtje.

“Nuk është fundi i botës nëse ata tërhiqen nga NATO. Ne kemi vullnetin në Evropë dhe paratë, nëse duam, kujdesemi vetë për veten”, tha ai.

“Ne kemi aftësinë, nëse duhet, ta zëvendësojmë SHBA-në. Nuk është e udhës të mendojmë se nëse ata tërhiqen, ne nuk kemi çfarë të bëjmë, nëse besojmë në kapacitetin tone dhe jemi të përgatitur të fusim duart në xhep, mund t’ia dalim edhe pa amerikanët”, tha Sir Ben.

14 Komente

  1. l
    lani...

    Anglia super fuqi...Bravo

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Trampi eshte agjent i rusise dhe putini i kanoset ti botojë dosjen.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Muc Xhepa, Washington

        Ky eshte nje idiot patologjik, Mero, nderro kaseten se ka ardhur baba Donaldi tashti ne zyren ovale, kam frike se do ta shpalli gazeten tende non grata

        Përgjigjjuni
        1. E
          E verteta tjeter

          O Muci spiun, i ngjashmi i Spiro Dunit, spiun si ty, qe jeni kakerdhiat e spiunit te madh Tramp Krasnov, nuk e shikon qe ky kuqalashi i ekuilibruar po behet vete non grata ne syte e gjithë botes ?!

          Përgjigjjuni
          1. M
            Muc Xhepa, Washington

            Une kam qene i denuar dhe i syrgjinosur ne fshatrat me te largeta ne ato vite por ketu ne Uashington fryjne erera te tjera. Po te kisha qene spiun sic pretendon ti do te isha caktuar ne nje shkolle mbrenda qytetit prandaj mos u merr me teori konspirative, edhe Spiro ka qene nje i denuar i rregjimit, me dosje te perpunuar A

            Përgjigjjuni
            1. B
              Ben

              Me te vertete ne Washington je u Muc? Edhe une ketu jam por nuk kam ato mendime qe ke ti. Mbase duhet te studiosh ca me shume!

              Përgjigjjuni
              1. E
                E verteta tjeter

                Ha ha ha , o Muc Po na del si Mandela i denuar Politik, ha ha ha , na hape barkun.... Po te ishe i denuar e i syrgjynosur ti NUK do diplomoheshe ne fakultetin e gjuheve te huaja ne degen anglisht dhe kur ....? Ne fillim te viteve '80 kur lufta e klasave ishte ne kulmin e saj .Ne ate fakultet shkonin bijte e nomenklatures , ose dikush qe ishte piketuar nga ajo. Pas fakultetit ti mund te kesh punuar ne ndonje shkolle te ndonje qyteti te vogel si Cerriku , por jo ne fshatrat e thella ku nuk behej anglisht . Kur dhe kur u denove ti or Muci ? Sa per shokun tend te " denje " Spiro Duni , mjafton te googel-sh dhe aty eshte e shkruar e zeza mbi te bardhe : " bashkepunetor i Sigurimit te Shtetit " Une nuk e di si ke shpetuar ti pa u certifikuar si i tille . Por e di c'ke ti ? Me qe mbahesh si VIP , shko tek autoriteti i dosjeve dhe merr deshmi per pastertine e figures tende .

                Përgjigjjuni
          2. j
            j

            Prandaj e ndritet ju ne te dy lufterat boterore.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Emil

              me thuaj nje lufte qe ka fituar SHBA qe nga themelimi pa aleate ?

              Përgjigjjuni
            2. P
              Pushverdhi

              Do të dali nga Nato USA ?! Le të dali. Evropa pastaj të bëjë aleancë me Rusinë dhe Kinën dhe USA pastaj ti bjeri me dorë . Të njëjtë gje të bëjë dhe Ukraina. Të isha unë si Zelenski do i thoja Trampit. Sdo të na ndihmosh më . Ok . Shkoja te Putini dhe i thosha. Ok shoku. Ja ku e ke Ukrainën. Prej tani jemi shokë . Por ti je bosi . Trampi ti ahofi me dylbi tokat e rralla.Prap me dorë.

              Përgjigjjuni
              1. .
                ....

                Xhepo bo vaki e ke ti baba se ka qe içik kurvar trampi, pyte mamin iher.

                Përgjigjjuni
                1. s
                  shori

                  Ik mor gomar i gavetes, qe ke trurin e nje kapteri....!!! Thjesht do te hedhesh popujt ne kasaphane, mor kokepace, per te mbushur gaveten me fasule...!!! Rusia sot, eshte shteti me i fuqishem ushtarakisht ne bote, por qe nuk kercenon asnje...!!! Te nisesh sot nje lufte me Rusine, eshte thjesht cmenduri...!!! Trumph e di kete, prandaj shume drejt, kerkon te beje nje politike realiste... Lufterat nuk fitohen me pordhe butaforike...

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mondi

                    o shori o idiot Rusis ka marre fund me kohe prandaj po kerkon paqe nepermjet spunit te saj Trap Ka tre vjete lufte me ukrainen dhe ka humbur nje milion ushtare

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Gjethja e fikut

                      Ondi i paska numuruar ushtarët russ të vrarë, prandaj po i lutet amerikës për paqe sipas ondit, po meqense paska mbaruar rusia, pse nuk ndërhynë anglia, franca se amerikës dihet qe s’ja mbanë! A pika qe s’të bie ore ondi, nxiri kaponjt për kullotë ore ondi dhe kujdesu se mos ti hanë qurret!

                      Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje