Telefonata e famshme e 2019-ës, që Donald Trumpi nuk ia ka falur dhe nuk do ia falë kurrë. Nuk do i falte as kthimin në pengësë për realizimin e strategjisë së tij: Afrimin me Rusinë për t’iu kundërvënë Kinës Përplasjet në prapaskena dhe roli i zëvendëspresidentit amerikan të konvertuar në katolik. Një shpjegim i hollësishëm që shpjegon qasjen amerikane ndaj luftës në Ukrainë
Ka një imazh që do të hyjë në histori, madje tashmë ka hyrë në histori. Është imazhi ku shihet Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në Zyrën Ovale, duke i kërkuar të heshtë Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Pranë Donald Trumpit, në të majtë të tij, ndodhet zëvendëspresidenti, JD Vance. Edhe ai i bën shenjë Zelensky-t që të heshtë.
Ky imazh, pavarësisht nga mënyra se si mund ta interpretosh, mbetet një moment historik. E dimë se Zelensky zgjodhi të ulte kokën, sepse përndryshe lufta e tij tashmë do të ishte e humbur dhe ai nuk ka asnjë mundësi të rezistojë i vetëm ndaj rusëve.
Por ajo që na intereson është të përpiqemi të kuptojmë arsyet e kësaj përplasjeje, sidomos të kuptojmë arsyet e një armiqësie që nuk ka lindur në atë moment në Zyrën Ovale, por është një armiqësi e vjetër.
Në fakt, këtu kemi dy armiqësi. E para është ajo e Trumpit ndaj Zelensky-t, e cila fillon në korrik të vitit 2019 me një telefonatë të gjashtë vjetëve më parë. E dyta, nga ana tjetër, është pakënaqësia që Vance ndjen ndaj Ukrainës dhe ndaj luftës midis Ukrainës dhe Rusisë.
Telefonata e vitit 2019 ndodh kur Zelensky sapo është bërë president. Trump është tashmë në Shtëpinë e Bardhë prej disa vitesh. Ai e kishte nisur presidencën e tij të parë në janar të vitit 2017 dhe po i afrohet fushatës së re zgjedhore. Mandati i parë i Trump po shkon drejt përfundimit dhe nis të mendohet për fushatën elektorale. Dhe në horizont duket kandidati i gatshëm për të hyrë në garë, ai që në atë kohë shihej si më i forti për demokratët: Joe Biden.
Dhe Trump, teksa i telefonon Zelenskyt për ta uruar për zgjedhjen president, dëgjon prej tij disa kërkesa.
Njëra, ajo që do të vazhdojë deri në ditët tona, është kërkesa për ndihmë në aspektin e furnizimeve ushtarake. Dhe kështu, Ukraina – e cila në atë kohë ende nuk ishte pushtuar nga Rusia, por tashmë kishte përjetuar pushtimin e Krimesë dhe gjithçka që e dimë – kishte nevojë për t’u forcuar. Për më tepër, Zelensky, që sapo kishte nisur rrugëtimin e tij si president, kërkon mundësinë për të takuar Presidentin e Shteteve të Bashkuara, për të bërë një vizitë në Shtëpinë e Bardhë, siç është zakon mes aleatëve.
Trumpi bën një kërkesë të çuditshme gjatë asaj telefonate, e cila hap më shumë se një vit debat dhe hetime, sepse ai i thotë: “Para se të të liroj fondet ushtarake dhe para se ne të takohemi, më duhet të më bësh një nder. Më duhet të më ndihmosh sepse qarkullojnë zëra për djalin e Biden-it, i cili ka biznes me ju. Ai punon për një kompani energjetike të quajtur Burisma, e cila është shumë e rëndësishme në Ukrainë. Flitet shumë për bizneset e familjes Biden atje në Ukrainë. Thuhet gjithashtu se të gjitha akuzat që më bëhen mua për ndërhyrjet ruse në fushatën tonë zgjedhore, në fakt, jeni ju ukrainasit që i keni fabrikuar. Më duhet të më ndihmosh të gjej disa prova mbi këtë çështje”.
Dhe ai ia bën të qartë – me një lojë fjalësh që më pas do të studiohet për muaj të tërë – se derisa të merrte këto që po kërkonte, fondet ushtarake nuk do të liroheshin.
Por ndodh diçka: fillimisht, kjo telefonatë mbetet konfidenciale, sekrete, askush nuk di asgjë për të. Më pas del në dritë, e nxjerr një agjent i CIA-s, dhe prej aty skandali nis të rrokulliset si ortek, duke u bërë gjithnjë e më i madh. Kjo telefonatë bëhet pjesë e një hetimi dhe, mbi të gjitha, bëhet akuza kryesore që demokratët i drejtojnë Donald Trump-it për ta vënë nën impeachment.
Po, ishte periudha kur, ndryshe nga sot, Dhoma e Përfaqësuesve kontrollohej nga demokratët, Senati nga republikanët dhe Shtëpia e Bardhë ishte republikane me Trumpin. Dhe kur këto elemente fillojnë të dalin në pah dhe zbulohet tensioni mes Trumpit dhe Zelensky-t – i cili përfundimisht arrin të vijë në Shtetet e Bashkuara dhe të pritet atje – bëhet e qartë se diçka nuk funksionon mes tyre. Zelensky nuk merr asnjë përgjegjësi të drejtpërdrejtë, thotë se do ta shqyrtojë çështjen, por më pas fillon të kërkojë që fondet të lirohen.
Kur kjo çështje del në dritë, demokratët nisin procedurën për impeachment në Dhomën e Përfaqësuesve. Siç e dimë, impeachment-i është mekanizmi që Kushtetuta e SHBA-së parashikon për të shkarkuar një President. Deri në atë moment, ai ishte zbatuar vetëm dy herë në të gjithë historinë amerikane.
Në shekullin XIX me Andrew Johnsonin dhe në vitet ‘90 me Bill Clintonin. Dhe në të dyja rastet, presidentët ishin shpallur të pafajshëm. Me impeachment u kërcënua edhe Richard Nixon për skandalin e Watergate, por Nixon preferoi të jepte dorëheqjen në vend që të përballej me impeachment-in.
Midis Trumpit dhe Zelensky-t ky tension nuk u shua, kjo çështje mbeti gjithmonë e hapur. Dhe për më tepër, të gjitha akuzat që iu drejtuan djalit të Biden-it – i cili më vonë do të akuzohej për gjëra të tjera – nuk prodhuan asgjë të rëndësishme penalisht. Megjithatë, Trumpi donte materiale për t’i përdorur në fushatën zgjedhore, dhe në fakt, më vonë ai gjithsesi do t’i përdorte kundër Biden-it gjatë zgjedhjeve të vitit 2020.
Ja pra, sa e madhe dhe e thellë është kjo armiqësi. Për shkak të një telefonate me Zelensky-n, Trumpi beson se ai i humbi zgjedhjet. Ai mendon se u dobësua, mendon se një president që shpëtoi me zor nga shkarkimi përmes impeachment-it, vetëm 8 muaj më vonë, nuk kishte asnjë mundësi të fitonte zgjedhjet.
Dhe kështu, ai ka ushqyer një mllef të gjatë ndaj Zelensky-t gjatë gjithë kësaj kohe. Por ka edhe një tjetër aspekt: nuk është vetëm mllefi ndaj Zelensky-t, por edhe fakti që ai i ka dalë përpara Trump-it dhe vizionit të tij, për vendin ku duhet të përqendrohen burimet dhe energjitë e politikës së jashtme amerikane.
Kina, armiku i vërtetë
Për Donald Trumpin ekziston vetëm një armik: Kina. Sepse Rusia nuk përbën shqetësim për amerikanët. Nga pikëpamja ushtarake, ajo nuk arriti të dominojë Ukrainën dhe, më e rëndësishmja, ekonomikisht është një vend që nuk mund të kërcënojë Shtetet e Bashkuara. Akoma më shumë, ajo nuk ka përparësi në inteligjencën artificiale, nuk zotëron patenta teknologjike të rëndësishme, nuk mund të konkurrojë në garën për të ardhmen.
Kina është kundërshtari i vërtetë. Nëse kujtojmë gjashtë javët e para të Trump-it në Shtëpinë e Bardhë, pas një jave të mbushur me urdhra ekzekutivë dhe ndryshime të mëdha, gjithçka dukej se po shkonte sipas planeve të tij.
Por goditja më e madhe që mori në ato javë ishte njoftimi për përparimin e inteligjencës artificiale kineze, e cila ishte më e lirë, më e shpejtë, më e hapur dhe konsumonte më pak energji sesa ajo amerikane.
Armiku i vërtetë pra, është Kina.
Nuk mund të humbasim kohë me Rusinë, por mbi të gjitha nuk mund të lejojmë që Kina dhe Rusia të qëndrojnë bashkë, mendon Trumpi. Duhet rikthyer Rusia në një dialog me Amerikën dhe shkëputur nga kinezët.
Sipas vizionit të Trump-it – por edhe të think tank-eve të politikës së jashtme që kanë ndërtuar këtë perspektivë për Amerikën dhe rolin e saj në botë sot – armiku kryesor është Kina. Kjo do të thotë që SHBA-ja duhet të përqendrohet vetëm te Oqeani Paqësor dhe të shmangë çdo shpërqendrim mbi çështjet e Atlantikut.
Dhe problemi është se, për aq kohë sa lufta është e hapur dhe për aq kohë sa Zelensky nuk pranon një armëpushim apo një lloj marrëveshjeje paqeje, plani i Trump mbetet i bllokuar. Siç e kemi parë në të gjitha temat e tjera që janë aktualisht në diskutim, Trumpi nuk duron ata që i thonë ‘jo’, nuk duron as ata që i thonë ‘ndoshta jo’ apo ‘mund ta shqyrtojmë’. Ai thjesht nuk toleron asnjë lloj kundërshtimi.
Ky është çelësi për të kuptuar atë që ka ndodhur këto ditë, por është çelësi për të kuptuar ngjarjet prej shumë vitesh tashmë. Pikërisht, gjatë viteve të mandatit të parë të Trump-it, dhe ja pse duhet të kthehemi aty për të kuptuar atë që po ndodh sot.
Trump I
Këto vite u karakterizuan nga përpjekja e tij për të rivendosur marrëdhëniet me Rusinë, për arsyet që përmendëm dhe për një ndjenjë afërsie që gjithsesi ekziston mes tij dhe Vladimir Putinit. Trumpi ka një admirim për mënyrën se si Putin ushtron pushtetin ekzekutiv dhe për ndikimin e tij ndaj Evropës. Dhe mes Putinit dhe Zelensky-t, Trump gjithmonë ka preferuar Putinin. Megjithatë, i gjithë mandati i tij i parë u dominua nga hetimet mbi ndërhyrjen ruse në sistemin demokratik amerikan, si dhe nga rezistenca e tij për të ndihmuar Ukrainën.
Kështu që Trumpi mbart ende këtë mllef ndaj Zelensky-t dhe vështirësinë për të rifilluar një dialog me Rusinë, që i nevojitet gjeopolitikisht për të krijuar një distancë mes Rusisë dhe Kinës. Kjo është strategjia e madhe që qëndron pas lëvizjeve të Trump-it.
Ekonomia
Një fakt i fundit që duhet theksuar është ky: Donald Trumpi i fitoi zgjedhjet falë faktit se inflacioni në vitet e fundit kishte dalë plotësisht jashtë kontrollit në Shtetet e Bashkuara. Një nga arsyet e këtij inflacioni ishte pikërisht lufta në Ukrainë. Prandaj, mbyllja e këtij faktori që ushqen inflacionin është thelbësore. Tani ka një tjetër çështje për Trumpin: çmimi i vezëve. Në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara, një vezë kushton një dollar dhe ky është një çmim i ekzagjeruar, në një vend ku vezët konsumohen vazhdimisht.
Të gjitha mëngjeset amerikane bazohen te vezët. Sigurisht, lufta në Ukrainë nuk është fajtore për çmimin e vezëve, por nevoja për të ulur inflacionin është thelbësore. Kjo është një tjetër arsye që e shtyn Trump-in t’i thotë Zelensky-t: “Ky kapitull duhet mbyllur me çdo kusht. Duhet të rihapim dialogun dhe të sjellim qetësi.”
J. D. Vance
Pastaj, është edhe JD Vance.
Deri në këtë moment, gjatë pesë javëve të para, ai kishte qenë mjaft i heshtur. Madje, pati një rast kur një intervistues televiziv e pyeti Trump-in nëse ai e shihte Vance si pasardhësin e tij, dhe Trumpi u përgjigj: “Nuk e di. Është i aftë, por nuk e di nëse mund të jetë pasardhësi im.”
Me këtë përgjigje, ai e la jashtë loje, pak a shumë siç bëri Joe Bideni me Kamala Harrisin, duke e ngrirë në rolin e një zvpresidenteje ceremoniale, të angazhuar më shumë në inaugurime dhe aktivitete simbolike, por pa e lejuar të merret me çështje të rëndësishme.
Por në Zyrën Ovale, Vance u bë protagonist absolut.
Pse?
Le të kthehemi pas, në fushatën elektorale. Gjatë fushatës, Vance ka qenë gjithmonë shumë i qartë. Ai thoshte një gjë: Amerika nuk mund të përballonte të shpenzonte qindra miliarda dollarë për t’i dërguar në një shtet ku askush nuk e kontrollonte se ku përfundonin ato para.
Disa herë ai foli për korrupsionin në Ukrainë, por mbi të gjitha Vance e përmblidhte kështu pakënaqësinë e tij: “Ne kemi një vend me infrastrukturë të shkatërruar. Ne kemi nevojë të rindërtojmë autostradat tona. Ne kemi nevojë për ndihma për të ulur inflacionin. Ne kemi nevojë për investime në shkolla. E megjithatë, ne po paguajmë një luftë që nuk ka të bëjë fare me ne.”
Sipas Vance, evropianët duhet ta paguajnë këtë luftë, sepse ata e kanë në derën e tyre. Ai nuk e kupton pse duhet ta paguajnë amerikanët. Dhe kështu, nga të gjithë, Vance është bërë armiku më i ashpër i ndihmës për Ukrainën. Edhe pse, Vance nuk ka shkuar kurrë në Ukrainë.
Hillbilly
Vance është një person që është rritur në Midwest-in amerikan, në Ohio, dhe ka përjetuar në lëkurën e tij të gjitha vështirësitë e asaj pjese të Amerikës e cila e ka paguar shumë shtrenjtë deindustrializimin. Ai e ka paguar shtrenjtë faktin që fabrikat, industria e prodhimit, industria e automobilave, janë larguar nga ato zona, që dikur ishin qendrat e industrisë së çelikut dhe më pas të ndërtimit të ëndrrës amerikane. Të gjitha ato fabrika u zhvendosën në Kanada, Meksikë dhe Kinë.
Dhe ajo zonë u kthye në Rust Belt, ‘brezi i ndryshkut’, vende të braktisura dhe të shkatërruara. Ai vjen nga një familje me një nënë që e ka rritur atë dhe motrën e tij e vetme, por që ishte e alkoolizuar dhe shpesh i kishte braktisur.
Vance u rrit me gjyshen e tij, një grua shumë e thjeshtë dhe e fortë. Vance shkroi një libër që pati një sukses të jashtëzakonshëm, ‘Hillbilly Elegy’ (Elegjia Amerikane). Në këtë libër, ai tregon historinë e atyre që quhen ‘hillbillies’ ose ‘white trash’ (mbeturina të bardhë), të gjithë ata me origjinë skoceze dhe irlandeze, që erdhën me migrimet e shekullit të 19-të dhe që fillimisht ishin bujq dhe blegtorë, por më pas u bënë bërthama themeluese e industrisë së madhe amerikane.
Më vonë, këta njerëz u braktisën dhe u zhytën në varfëri, duke paguar çmimin më të lartë për rrënimin industrial, duke përfunduar në alkoolizëm dhe droga, mes tyre edhe opioidi famëkeq fentanyl, i cili fillimisht u përdor si qetësues i fuqishëm dhimbjesh, por që sot është shkaku kryesor i vdekjeve tek amerikanët nën 40 vjeç.
Por Vance arriti të dalë nga ajo situatë. Ai u regjistrua të bëhej pjesë e Marinsave, shkoi në luftë dhe më pas studioi drejtësi në Yale. Më vonë punoi në Silicon Valley, ku pati takime që i ndryshuan jetën, derisa u bë senator shumë i ri i Shteteve të Bashkuara, për shtetin e Ohios.
Por në këtë rrugëtim ka edhe një tjetër element që na çon sërish te ajo ditë në Zyrën Ovale dhe te përplasja mes Vance dhe Zelensky-t. Sepse Vance i ‘Hillbilly Elegy’ i vitit 2016 nuk është i njëjti Vance i sotëm. Gjatë viteve, ai ka kaluar nëpër ndryshime dhe transformime të mëdha. Dikur sulmonte Trump-in, ndërsa sot është plotësisht i rreshtuar me të. Dhe në vitin 2019, ndërsa Trump ishte në konflikt me Zelensky-n, Vance përjetoi një tjetër ndryshim të madh. Ai vinte nga një familje protestante me një besim të përgjithshëm kristian, pa ndonjë përkushtim të veçantë fetar. Dhe u konvertua në katolicizëm. Ai thotë se e bëri këtë duke lexuar Shën Augustinin, por mbi të gjitha duke u afruar me disa dominikanë në Uashington, me të cilët nisi një rrugëtim shpirtëror.
Pse është kjo e rëndësishme? Sepse kjo kthesë fetare është sot një pjesë kyçe e botëkuptimit të tij ideologjik dhe idealist, të cilin ai e sjell brenda administratës amerikane. Dhe e përmendim këtë sepse atë mëngjes, para debatit me Zelensky-n, Vance mbajti fjalimin e tij të parë publik si katolik i konvertuar dhe si zvpresident i Shteteve të Bashkuara. Ky fjalim u mbajt në ‘National Catholic Prayer Breakfast’, një aktivitet ku marrin pjesë të gjithë liderët kryesorë katolikë amerikanë, që mbahet një herë në vit në Uashington dhe që u inspirua nga Papa Gjon Pali II.
Aty zakonisht mblidhet bota konservatore dhe katolike, e cila dikur ishte shumë e lidhur me idenë e Shtëpisë së Bardhë të Bush-it për eksportimin e demokracisë në botë. Atë mëngjes, Vance hodhi bazat e një teorie të re dhe i dha një dimension ideologjik asaj që po bën administrata Trump. Quhet ‘peace first’ – ‘Paqja para së gjithash’. Vance sulmoi ashpër atë që republikanët e Bush-it, bota neokonservatore dhe katolikët konservatorë të gjeneratës së mëparshme kishin bërë gjatë dekadave të kaluara.
Duke folur për audiencën, ai e paraqiti politikën e Trump-it si një zbatim të Ungjillit nga këndvështrimi i tij si një katolik i sapokonvertuar. Ai tha se Krishti na ka mësuar të veprojmë kështu dhe se paqja para së gjithash do të jetë gjithmonë qasja jonë në çështjet ndërkombëtare.
Dhe kur u kthye në Zyrën Ovale, Vance e pa Zelensky-n si një pengesë për këtë qasje të re të politikës së jashtme, e cila nuk është vetëm ‘America First’, por edhe ‘Peace First’. Dhe Zelensky, i cili nuk ka një anglishte të shkëlqyer, pasi e ka mësuar vetëm vitet e fundit, ndoshta nuk zgjodhi fjalët e duhura në atë moment. Ai u përpoq të thoshte: “Kjo nuk është paqja që na nevojitet. Ne duam një paqe me garanci. Duam një paqe të drejtë”.
Në atë moment, Vance ndërhyri ashpër, sepse mesazhi i tij ishte i qartë: “Jo, çështja themelore është paqja. Nuk ka rëndësi si e arrijmë. Ajo thjesht duhet të ndodhë, me çdo kusht. Dhe ti duhet të ndjekësh atë që themi ne”.
Kjo ishte ndoshta qasja më agresive ndaj paqes që kemi parë ndonjëherë, por duket se po jep rezultatet e veta.
Dhe një fakt i fundit: Ndërsa tregjet financiare në të gjithë botën po binin për shkak të tarifave tregtare që Trump vendosi ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Kinës, vetëm një treg po rritej dhe festonte: Bursa e Moskës. Dhe ndoshta nuk është rastësi.
Një nga ëndrrat e Trump-it, siç e tha edhe në fjalimin e tij në Kongres ditët e fundit, është të arrijë këtë ‘paqe të mrekullueshme’, siç e quajti ai. Një paqe që do të lejonte rifillimin e shkëmbimeve tregtare me Rusinë dhe rihapjen e tregut rus. Kjo, natyrisht, ngre pyetje të mëdha për linjën politike të SHBA-së gjatë tre viteve të fundit, por edhe për qëndrimin e Evropës në këtë periudhë.
Prandaj, duhet t’i kemi parasysh të gjithë këta elementë: Marrëdhënien personale mes Trump-it dhe Zelensky-t. Afarizmin e fshehtë mes Trump-it dhe Putinit. Qasjen e re ideologjike të Vance-it, i cili po përpiqet ta sjellë këtë frymë në administratë dhe po bëhet një nga zërat më autoritarë që shpjegojnë lëvizjet e Trump-it. Të gjitha këto faktorë së bashku krijojnë një skenar që sot është aq i vështirë për t’u kuptuar dhe për t’u gjykuar.
sh-prokurori ukrainas u shkarkua pas kërkesës së Joe Biden për hetimin e një kompanie ukrainase të gazit ku djali i tij Hunter ishte anëtar bordi që pretendon se Bidens pranoi ryshfet në këmbim të shkarkimit të tij dhe se ndaj tij ishin bërë tentativa për vrasje. Viktor Shokin, 70 vjeç, tha: “Nuk kam dyshim se ka pasur aktivitete të paligjshme të kryera nga Burisma” – kompania e gazit natyror që ai po hetonte kur u shkarkua si prokuror nga presidenti i atëhershëm ukrainas në vitin 2016. Pretendimet e bombës iu bënë Brian Kilmeade në emisionin One Nation të së shtunës, gjatë një interviste në të cilën ish-prokurori i përgjithshëm pohoi gjithashtu se ai ishte helmuar dy herë nga ata që përpiqeshin të mbanin veprimet e tyre të heshtura. Shtëpia e Bardhë, nga ana e saj, pohon se Burisma ishte i korruptuar dhe se shkarkimi i z. Shokin - të cilin e kishte kërkuar zëvendëspresidenti i atëhershëm - ishte për shkak të dështimit të tij për të trajtuar atë korrupsion. Në një deklaratë, ajo kritikoi Fox për dhënien e një "platforme gënjeshtrave" duke transmetuar intervistën. Z. Shokin, megjithatë, tha se korrupsioni ishte vepër e zotit Biden dhe djalit të tij të dytë, i cili tha se ishte futur në bordin e kompanisë së gazit në vitin 2013 për të "mbrojtur" CEO-n e saj nga hetimet nga ky i fundit për ryshfet të dyshuara. PS ka dhe shume per mafiozet Biden - Zhele ja ....por koke xunkthat shume cepash te albanistanit nuk arrine ti kuptojne (mungese te theksuar te materias gri) por rrine tere diten shajne ZEUSIN TRAMP !!!!!!!!!!!!
"Zeusin" Trump fute ne byce ti pallosh demagog, se te kthehet ne Bitcoin... Kjo eshte keshilla e shqiptareve per ty.
Ja dhe nje carr me syze qei duket vetja "prijes" i, gjithe shqiptareve dhe na flet ne emer te tyre . Bole ....ti i me sipermi (cenosuma ) je bere si ato buçet e lagjeve qe kercenin nga nje "lloz" ne tjetrin "lloz" te qenerve endacak qe flene tek koshat e pleherave !!!! E di qe te krruhet ........ !!!Imazhi i tij u dëmtua rëndë në korrik 2015 kur zëvendësi i tij i palodhur David Sakvarelidze zbuloi se dy punonjës të Shokin zotëronin një apartament në të cilat përmbanin çanta që përmbanin 400,000 dollarë para të gatshme, 65 diamante, kopje të Pasaportat e Shokinit dhe një pushkë kallashnikov. Prokurori i shkarkuar ukrainas Viktor Shokin sulmon Bidens në intervistë - InfoTRAD https://www.infotrad.fr/2023/08/28/le-procureur-ukrainien-limoge-viktor-shokin-se-dechaine-contre-les-biden-dans-une-interview/ 10/12 Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë Hetimi i Sakvarelidzes u ndërpre dhe ai u rrëzua nga posti i tij, thuhet në raport 2019 i pavarur. Duke filluar nga fundi i vitit 2015, Joe Biden shtoi përpjekjet e tij për të rrëzuar Shokin. Në tetë ditë përpara shkarkimit të tij përfundimtar në mars 2016, Biden telefonoi katër herë Poroshenkos për ta bërë të kuptojë se nuk do të merrte ndihmë nëse nuk do të shkarkonte prokurorin e pergjithshem Shokin , thanë ish ndihmësit e tij për LA Times. Në një konferencë të mbajtur në janar 2018 për Këshillin për Jashtë per Marrëdhëniet, mburrej Joe Biden se i kishte thënë Poroshenkos në atë kohë: “Ne nuk do t'jua japim miliardë dollarë… Nëse prokurori nuk është shkarkuar , nuk do t'i marrësh paratë” duke shtuar: “Epo bir kurve, ai ishte “Sent back”: Dhe për të shtuar: “Epo, bir i kurvë, ai u pushua nga puna”.
Sejcili ka kendveshtrimin e tij ndaj realitetit, por nje gje duket qarte qe Trump po mundohet te kepuse fijet e mirimanges kineze qe ka avancuar shume qe per USA eshte kercenim serioz….Diplomacia alla Trump ka pikesynim te qarte “America First” per kete aresye duket si kontadiktore por do te shohim qe per mendimin tim eshte ne rruge te drejte, Rusia eshte dhe duhet te jete ne pjese e Europes dhe jo Azise… Kina me po e kupton levizjen e Trump dhe ka filluar t’i degjohet zeri, Ajo kerkon nje perplasje Rusi-USA qe ta kete te lehte t’i vere nen shale te dyja……
Kjo teori e perhapur vetem se fundi se armiku na qenka Kina, eshte shume qesharake per tu besuar. Eshte nje sebep per te fshehur punen e agjentit te Rusise Donald Trump. Po ne mandatin e pare te Krasnovit dmth te Trump me cfare formash apo perpjekjesh e luftoi Kinen ky agjent? I largoi investimet amerikane nga Kina? E pengoi Kinen te eksportonte mallra, sherbime e investime ne USA? Nje mut te modh boni. Po pse u kujtua tani? Nuk eshte kujtuar fare por e perdor si preteks per ti sherbyer Rusise dhe Putinit. Mirpo nese populli amerikan do vonoje ta ndeshkoje kete spiun, ka per te ik amerika per lesh si po shkon Rusia. Nje aleance nga halli e Evropes (BE Britani Turqi) me Kinen, por dhe me Indine e ben ameriken shtet te dores se dyte. Do ti detyroje amerikanet e hajrit te emigrojne ne Kanada dhe te zevendesohen nga meksikanet dhe Haitjanet. Fuck MAGA
Erdogan ti ndoshta ndonje nga ata qe ne darke je mashkull dhe ne mengjez paraqitesh si femer, jeton ne boten e enderrave…!!!!
Kjo eshte nje gje qe dihej. Ne fakt kjo eshte gjeja. Konflikti me Kinen duket gati i pamundur te shmanget. Dhe Kina eshte ne nje ekuacion te veshtire por jo te pamundur. Nese i hiqet ketij ekuacioni Rusia ,kina nuk ka asnje shans. Tani Rusia e di kete dhe kerkon pjesen e vete ne kete loje qe do te thote dominim ne Europen lindore. Ne USA ekzistonin dy linja. Ajo e demokrateve qe mendonte se dobesimi dhe kercenimi me shperberje do ta detyronte Rusine te pajtohej. Kjo ishte linja qe ndoqi Biden. Ta bejme Rusine te rrjedhe gjak ne Ukraine derisa te bjere ne gjunje. Por u gabuan per dy arsye themelore. E para ,ruseve u intereson me teper Ukraina se amerikaneve apo europianeve. E dyta ata e kane nivelin e rezistences me te larte se perendimoret. Me çfare do te na kercenoni thone ata,se do hame patate dhe do na vdesin ca qindra mijera te ushtare? Linja e dyte eshte kjo e Trumpit dhe e republikaneve. Ta blejme. Ti japim ca gjera sa te kenaqet. Ne te dyja rastet Ukraina ka rendesi dytesore per amerikanet pasi eshte thjesht nje gur ne fushen e lojes se madhe. Shkurt Ukraina i intereson vetem ukrainasve dhe ruseve e deri diku europes.
Dhe me kete rast, Trump heq dore nga Ukraina, Heq dore nga NATO, i con tarifat doganore me BE-ne ne 25%, corodite bursat dhe investitoret amerikane me deklaratat per tarifa me Meksiken, Kanadane, Kinen, shkarkon njerez nga puna, nxit konfliktet sociale ne Amerike, e nuk e di se cfare do te beje tjeter se eshte i pa parashikueshem. Dhe e bukura eshte se edhe ai vete nuk e di, pasi i merr urdherat ne minute te fundit nga Putini. Kete gje e ka marre vesh tani i gjithe perendimi, ndersa ti o berat vazhdon ti biesh qemanes si qemoti.
He Berat po analiz te bukur ke bere, te lumte! Duhet te angazhoj Rama, si thua?
Po c'vini re inatet e plakut bythderr me alzajmer?
Analiza eshte shume e sakte dhe perfekte , edhe nese dikush nuk do te jete dakort ajo i pershkruan ngjarjet , sjelljet dhe menyra e te menduarit si te Trumpit ashtu dhe te Vance me hollesi dhe perpikmeri Pershkruan me saktesi se pikerisht ky eshte dhe qellimi i gjithe politikes amerikane ne te kaluaren , ne te sotmen dhe ne te ardhmen ….shkeputjen ekonomike , ushtarake , dhe politike midis Kines dhe Rusise …. Nuk dihet se sa do tja harije qellimit , vec qellimi kryesor i Shteteve te Bashkuara , pamvarssisht se kush drejton eshte nje dhe i vetem …te thyet me cdo kusht lidhja midis Kines dhe Rusise …..edhe pse mund te duket sikur Shtetet e Bashkuara jane ne lidhje te ngushte me Rusine …vec qellimi perfundimtar dhe largepames eshte nje dhe i vetem ….
Artikull i goditi por pyetja eshte se sa kujtese do kete Trump per Ramen…!!
Ne ate telefonate Trapi i ka thene Zhelenskit se: Mue me mbajne per me carrin ne bote por ti qenke me carr se mue.