Kamioni me ndihma i sulmuar në Gaza u përmbys pranë kampit të refugjatëve Nuseirat në Rripin qendror, duke vrarë 20 persona në orët e para të mëngjesit.
Sipas autoriteteve lokale, kamioni u përmbys mbi njerëzit që po përpiqeshin të merrnin disa nga ushqimet që po transportonte.
Shoferët e kamionëve kanë thënë se shpërndarja e ndihmave është bërë gjithnjë e më e rrezikshme, ndërsa Hamasi ka akuzuar Izraelin se po i detyron shoferët e kamionëve të ndjekin rrugë të pasigurta për të arritur në qendrat e shpërndarjes së ndihmave.
Qeveria e Rripit të Gazës i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të ndërhyjë "urgjentisht për të ndaluar krim e urisë, për të zbatuar hapjen e plotë, të sigurt dhe të qëndrueshme të kalimeve kufitare dhe për të siguruar ushqim, ndihmë mjekësore dhe karburant".
Lini një Përgjigje