Paqja nuk ka qenë kurrë kaq pranë

18 Mars 2025, 11:33Bota TEMA
Paqja nuk ka qenë kurrë kaq pranë

“Do të flasim për territore. Do të flasim për qendra energjetike.”

Kështu u shpreh Donald Trump në bordin e Air Force One kur njoftoi telefonatën e tij me Vladimir Putin, e cila pritet të zhvillohet sot. Një telefonatë jashtëzakonisht e rëndësishme, në një moment kur propozimi për një armëpushim 30-ditor nga Kievi dhe Uashingtoni mbetet ende mbi tavolinë, duke pritur një përgjigje nga Kremlini, i cili deri më tani ka vënë një sërë kushtesh për një tërheqje të mundshme.

Nuk dihet paraprakisht se çfarë do të diskutojnë Putin dhe Trump, por duke u bazuar në fjalët e presidentit amerikan – i cili përmendi gjithashtu bisedime mbi “ndarjen e aseteve” – disa vëzhgues mendojnë se centrali bërthamor i Zaporizhzhias mund të jetë një nga temat kryesore të diskutimit.

Ky central, më i madhi në Evropë, ka qenë një burim i madh shqetësimi për shkak të afërsisë së tij me vijën e frontit dhe bombardimeve të rrezikshme, për të cilat Moska dhe Kievi akuzojnë njëri-tjetrin. Centrali ndodhet në jug të Ukrainës, por është nën kontrollin e trupave ruse që nga javët e para të agresionit ushtarak të urdhëruar nga Kremlini tre vjet më parë. Që nga shtatori 2022, ai nuk furnizon më me energji elektrike.

Ukraina kërkon rikthimin e tij, por regjimi i Putinit insiston se e gjithë oblastja e Zaporizhzhias, së bashku me Donetskun, Luhanskun dhe Khersonin, i përkasin Rusisë, duke u mbështetur në një referendum farsë.

Territoret e pushtuara ruse – pika kyçe e bisedimeve

E ardhmja e territoreve ukrainase të pushtuara nga Rusia mund të jetë një nga pikat kryesore të diskutimit midis Putin dhe Trump. Diskutimi mund të shkojë në dy drejtime:

1. Një marrëveshje e mundshme paqeje, duke negociuar mbi territorin.

2. Një marrëveshje për të ngrirë frontin aktual, duke përcaktuar një “vijë kontakti” në zonat e kontestuara.

Në këtë rast, çështja kryesore do të jetë përcaktimi i saktë i kësaj vije, veçanërisht në qytetet ku luftimet vazhdojnë. Një tjetër çështje e rëndësishme është kundërshtimi i Putinit ndaj anëtarësimit të Ukrainës në NATO. Kievi kërkon garanci sigurie, por nuk ka mbështetjen e plotë të Trumpit për këtë objektiv. Nga ana tjetër, Franca dhe Britania e Madhe po ushtrojnë presion për dërgimin e trupave në Ukrainë, me argumentin se kjo do të ndihmonte në zbatimin e armëpushimit.

Moska, megjithatë, e kundërshton fuqishëm çdo prani ushtarake të NATO-s në Ukrainë dhe është e gatshme të pranojë vetëm “vëzhgues të çarmatosur”.

Putini gjithashtu kërkon një ndalim të furnizimit me armë amerikane për Kievin gjatë një armëpushimi të mundshëm, duke e parë këtë si një përfitim strategjik për Rusinë.

Rajoni i Kurskut – një tjetër front i nxehtë

Një tjetër çështje kyçe në këtë konflikt është rajoni Kursk në Rusi, ku forcat ukrainase po përballen me vështirësi të mëdha. Mendohet se tani kontrollojnë më pak se një të dhjetën e 1,300 km² që kishin rimarrë gjatë një ofensive të befasishme në gushtin e kaluar.

Putin kërkon të sigurohet që Kievi të mos përdorë territoret ruse si “elemente shkëmbimi” në negociata dhe ka deklaruar se ushtarët ukrainas duhet të dorëzohen. Për momentin, duket se Rusia po përpiqet të shfrytëzojë sa më shumë momentin e saj strategjik, ndërsa trupat e saj vazhdojnë të avancojnë në disa fronte kyçe.

Bota.al

13 Komente

  1. V
    Vala

    Ujqerit vendosen paqen ne stanin e lepujve. Te dhjefsha mu ne paqe.

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      "Paqja nuk ka qenë kurrë kaq pranë"dhe kanë të drejtë që e kanë shkruar pa një shënjë piksimi në fund të titullit!!"Paqja nuk ka qenë kurrë kaq pranë,apo tradhëtia më e madhe që po i bëhet ukrainës,perëndimit dhe vetë amerikës??"paqe sjell dhe nënshtrimi.paqe sjell dhe skllavëria!POR a është e drejtë një gjë e tillë?na intereson ne,perëndimit një "paqe" e tillë??unë do të thosha:JO!unë do të thosha "nënshtrimi i perëdnimit,30 X më të fuqishëm se gërdalla ruse, NUK KA QËNË KURRË MË PRANË!! "!e gjitha kjo falë tradhëtisë së portokolliut 47 dhe heshtjes shurdhuese të gjithë pjesës tjetër të amerikës!!ps:nuk lë jashtë politikën Tik Tok-iste europiane!!

      Përgjigjjuni
      1. !
        !!??

        Ore cenosuma nga na dole perendimor ti!? Apo ju homot vtequheni perendimor!? Lexo komentin e ketije psikopati, dhe ik dhit ne goje te ganos...!

        Përgjigjjuni
      2. M
        Muc Xhepa, Uashington, diplomat, prozator.

        Erdhi me ne fund momenti i arte ku POTUSI-i do te propozohet per cmimin Nobel. Fale Jesusit te njerezimit kjo kasaphane do te marri fund, dicka qe dukej aq surreale perpara 2 muaj eshte nje realitet i prekshem sot, Jesusi do te flase sot nga ora 16 - 18 dhe ne oren 18 do te jepet verdikti i Zeusit, isha teper i bindur fale eksperiences time diplomatike qe i vetmi njeri ne planet qe mund te realizonte kete mision sa te veshtire edhe te pamundur do te ishte POTUS-i i yne. Marrsh nga ditet tona POTUS per te miren e njerezimit

        Përgjigjjuni
        1. .
          .

          Bravo diplomati i shquar Muc-Muci.

          Përgjigjjuni
          1. ?
            ?

            Po Aferdita a do jete e pranishme te ky verdikti i Zeusit, o Muci?

            Përgjigjjuni
            1. M
              Muc Xhepa, Uashington, diplomat, prozator.

              ? nuk po flasim ne planin familjar, misioni i im ne keto debate ka si qellim qe te ndricoje mendjet e shqiptareve fale eksperiences time diplomatike apo aftesive qe kam si prozator, e di qe me keni kritikuar por per mua me e rendeishme eshte qe te pushoje kasaphane. E degjuat POTUS-in zot: e bej per njerezimin, qe ato djem nenash te rinj te mos humbin jeten. Shpresoj dhe uroj qe mbas bisedimeve njerez te dalin me iniciativen qe POTUS-i te marre cmimin nobel per humanizem

              Përgjigjjuni
        2. P
          Paqe te drejte nuk mund te kete

          Trump do quaje paqe dorezimin e Ukraines pa kushte, cmenduri e gjeniut cilimi. Bota nuk do njohe si rese teritoret qe do dhuroje Trump karagjozi. Do kalojne vite, e Trump do shkon ne shtepi, dhe athere Ukraina do marre gjithe teritoret e veta. Deri atehere nje aleance ushtarake BE-Turqi-Kine do jete konsoliduar. Rusia mbaron, dhe i mbetet botes vetem nje kundershtar ne renie pikiate.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Paqja eshte paqe dhe ne se "e padrejte"

            Tramp do te shpetoje jete njerzish dhe ate qe ka mbetur nga Ukraina. Mos ja delegoni humbjen e Ukraines, Trampit. Ishin te tjere atea qe e gatuan kete corbe dhe shkuan "nga humbja ne humbje" Po nuk nderhyri Trampi, Ukraina i ka ditet e numeruara si shtet. akoma nuk e keni kuptuar? Apo vazhdoni te besoni se Ukraina po fitin luften !

            Përgjigjjuni
          2. M
            Mutstafa

            Referendum farsë!? Si ai në Skrapar për rivendosjen e bustit të Enver mavrisë?

            Përgjigjjuni
            1. X
              Xy

              Le te bejn referendum mbarepopullor per bustin e Enverit, atehere dile ti Tafa dhe komento, eshte farse apo e vertete! Jopo pyeten popullin politiqenet te albnistanit kur ngriten buste per Zog e Azem Hajdar!

              Përgjigjjuni
            2. E
              Enter and Exit

              Po, paqja eshte afer, por sipas midese se Putinit. Duke ia lene Rusise Krimene te aneksuar padrejtesisht para dhjete vitesh, duke ia lene Rusise gjithashtu edhe territoret e pushtuara ne kete lufte, qe perbejne gati 20 per qind te siperfaqes se pergjithshme te Ukraines. Duke mos e ngarkuar Putinin, sipas ligjeve nderkombetare, me asnje pergjegjesi per agresionin e paprovokuar kunder Ukraines, te ndermarre para tre vjetesh, qe shkaktoi dhjetera mijera te vdekur, shaterrime pa fund te qyteteve dhe te infrastruktures jetike, rreth 7 milione refugjate te ikur neper bote nga lufta etj. Paqe te bukur po i ofron Ukraines, z. Trump. Edhe mbase e pranojne xhanem, se nuk kane cfare te bejne, se ku eshte fuqia, mungon drejtesia. Te shohim.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nardi

                Enter and exit,te pakten Trumpi po perpiqet te ndaloje luften,jo si Biden kllouni,Zelos po nuk I pelqeu le mos pranoje.Deri tani ka humbur 35% te teritorit.Mbase mer mend e tua dhe vazhdon suksesin.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje