
Autoritetet ruse mund të kenë mbyllur gazetën e tij, por gazetari rus Dmitry Muratov nuk pranon që të heshtë.
Në një intervistë për BBC News, gazetari Muratov fitues i Çmimit Nobel për Paqe është shumë i shqetësuar se sa larg mund të shkojë Kremlini në përballjen me Perëndimin.
“Dy breza kanë jetuar pa kërcënimin e luftës bërthamore, por kjo periudhë ka mbaruar. A do ta shtypë Putini butonin bërthamor apo jo? Kush e di? Askush nuk e di këtë. Nuk ka asnjë person të vetëm që të japë siguro në lidhje me këtë çështje”, thotë gazetari për BBC News.
Qëkur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë në Shkurt 2022, goditjet e Moskës kanë qenë të shpeshta.
Pak ditë më parë, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi planet për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi. Më pas, një nga ndihmësit e tij më të afërt, Nikolai Patrushev, paralajmëroi se Rusia kishte një “armë unike moderne të aftë për të shkatërruar çdo armik, përfshirë Shtetet e Bashkuara”.
A është ky vetëm bllof për të shkaktuar rrëmujë? Apo një kërcënim që duhet marrë seriozisht? Gazetari Marov ka gjetur shenja shqetësuese në Rusi.
“Ne shohim se si propaganda shtetërore po i përgatit njerëzit të mendojnë se lufta bërthamore nuk është një gjë e keqe. Në kanalet televizive këtu, lufta bërthamore dhe armët bërthamore promovohen sikur reklamojnë ushqim për kafshët shtëpiake.
Ata njoftojnë: “Ne kemi këtë raketë, atë raketë, një lloj tjetër rakete”. Ata flasin për shënjestrimin e Britanisë dhe Francës; për ndezjen e një cunami bërthamor që fshin Amerikën. Pse e thonë këtë? Që njerëzit këtu të jenë gati”, tregon gazetari.
Vitin e kaluar Muratov nxori në ankand çmimin e tij Nobel për Paqen për të mbledhur para për fëmijët refugjatë ukrainas. Ai ka pak optimizëm për të ardhmen.
"Kush e di? Askush nuk e di këtë. Nuk ka asnjë person të vetëm që të japë siguro në lidhje me këtë çështje” as sot e as nesër nuk do të dalë një njeri me zgjuarsi normale të thotë "nuk do të ketë kurrë,një mundësi për të ndodhur një gjë e tillë"! por ka shumë arsye që e bëjnë që mundësia të jetë shumë e vogël,deri në 0!!thënja e gomarit nr 2 në hierarkinë e fshehtë ose tre në atë të njohurën pas medi pianecit!!"Më pas, një nga ndihmësit e tij më të afërt, Nikolai Patrushev, paralajmëroi se Rusia kishte një “armë unike moderne të aftë për të shkatërruar çdo armik, përfshirë Shtetet e Bashkuara”."! armët për të goditur çdo pikë të globit kanë qënë prej kohësh!!që kur u mbushën rraketat e para ndërkontinentale me armë atomike që nga ajo kohë rusia mund të godiste dhe antarktidën,e jo më amerikën!!kjo që thotë patrushja është e thjeshtë";ne kemi armë speciale",pra ne mund të godasim,por amerikanët nuk mund të na godasin!!që do të thotë "unë jam trim sepse e di që fitoj"!!e trim nuk mund të jetë një njeri që e ka fitoren në xhep!trim është ai që megjithëse e di që shpresa për fitore është shumë e vogël,prapë futet në lojë,luftë!!trima janë ukrainasit,që megjithëse janë jashtëzakonisht të dobët përpara rusëve,prapë nuk tërhiqen!! por edhe nëse do të ishte kjo që thotë mbajtësi i çmimit nobel,prapë nuk mund të pranosh të biesh nën shantazhin e një gangsteri të ndyrë,një qelbësire të pështirë!nuk mund të pranosh shantazhin e tij global,sepse do të përfundosh në një pikë që të paguash taksë për të jetuar tek kjo kërmë!!të paguash haraç të përjetshëm!!të këthehesh në një palermo,në një kalabri,pre e mafjes!!