
Vendimi i Vladimir Putinit për të vendosur armë bërthamore në Bjellorusi shqetëson Presidentin amerikan Joe Biden.
“Është e rrezikshme kjo gjuhë që ai po përdor. Është shqetësuese”, u shpreh Biden.
Prania e armëve bërthamore ruse në Bjellorusi është kërcënim i drejtpërdrejtë për vendet e NATO-s, pasi ato afrohen në kufijtë e 3 vendeve europiane të aleancës, Polonisë, Lituanisë dhe Letonisë.
Lufta në Ukrainë bëri që Rusia, për të parën herë që prej rënies së ish-Bashkimit Sovjetik, të nxjerrë jashtë territorit të saj armët bërthamore. Gjithsesi është ende e paqartë se kur do të bëhet zhvendosja e tyre.
Sakaq, Rusia ka nisur një stërvitje të gjerë me raketat ndërkontinentale të sistemit Jars. Ato kanë një rreze të jashtëzakonshme veprimi prej 12 mijë kilometrash që përfshin vendet europiane dhe perëndimin e Shteteve të Bashkuara.
Raketat mund të përdorin edhe koka bërthamore për të kryer sulme, ndërsa Presidenti rus Vladimir Putin e ka quajtur këtë sistem, të pathyeshëm.
Bajden karaokja, do te vinte dita qe shty e shty kufijte NATO-s drejt Rusise do te viheshit perballe armeve berthamore, vete e keni kruajtur me gjethe fiku. Vetem Amerika ka te drejte te vendose arme bethmore ku t'i doje trapi me synim kunder Rusise ndersa kjo e fundit nuk ka po ate te drejten qe keni edhe ju, per te vendosur arme te tilla ne shtetin fqinje Bjellorusi me popullate vetem ruse. Keni shkelur cdo kontrate me Rusine per zgjerimin e NATO-s drejt saj, per te cilen pergjegjesia bie mbi Ameriken dhe shtetet e NATO-s, monedha ka dy ane, goditja ka edhe kunder goditje.....
Dictatura e Anglosaksoneve ne emer te Natos vazhdon. Historia e krimeve te Natos ne Ukrahine kunder Rusise do shkruhet me Germat me te Zeza. Propaganda se Zhele-nski po lufton "heroikisht" kur faktet jane propocionalisht 1 Ruse te vrare me 8 apo 9 Ukrahinas do vertetohet shume shpejt. Anglosaksonet po e fusin boten ne nje perplasje berthamore.