Horror në Poloni, 76-vjeçari jetoi me nënën e tij të vdekur për 13 vjet

29 Mars 2023, 13:58Bota TEMA

Horror në Poloni, 76-vjeçari jetoi me nënën e tij të

Një ngjarje horror ka ndodhur në Poloni, ku një 76 vjeçar ka jetuar për 13 vite me kufomën e të ëmës të cilën e kishte vendosur para televizorit në divan.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në qytetin e vogël Radlin në Poloninë jugperëndimore, ku 76 vjeçari mori trupin e nënës së tij të vdekur dhe e vendosi në një divan para televizorit.


Ngjarja është zbuluar nga kunati i 76-vjeçarit, pas një vizite në shtëpinë e këtij të fundit ku ka parë dhe trupin e mumifikuar në divan.

Marian L. dyshohet se ka qëndruar më shumë se një dekadë ulur pranë kufomës së mumifikuar të nënës së tij, madje duke u përpjekur ta ushqente atë ndërsa shikonin TV “së bashku”.

Ndërkohë fqinjët janë shprehur se nuk e njohin shumë 76 vjeçarin pasi ishte një person që qëndronte vetëm dhe shmangte kontaktet me njerëzit.

1 Komente

  1. f
    fukaraji20

    Ky nuk ka bere ndonje krim horror , pervec se ate qe nuk mund t’a beje cdo njeri qe te kujdeset per prindin edhe i vdekur, zoti e bekofte ate!!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje