Lufta kibernetike e Rusisë ndaj Ukrainës dështoi në masë të madhe dhe Moska po synon gjithnjë e më shumë aleatët europianë të Kievit, sipas analistëve amerikanë dhe francezë.
Firma franceze e mbrojtjes Thales tha në një raport të mërkurën se Rusia po synonte Poloninë, vendet nordike dhe baltike që synojnë të mbjellin përçarje dhe të promovojnë mesazhe kundër luftës.
Microsoft tha se në fillim të këtij muaji se aktorët rusë kishin nisur sulme në të paktën 17 vende europiane në gjashtë javët e para të këtij viti. Thales dhe Microsoft thanë se pushtimi i Rusisë u shoqërua me sulme kibernetike të shumta në Ukrainë.
Të dy firmat thanë se Rusia e zhvendosi fokusin në vendet e tjera europiane në fund të vitit të kaluar.
“Në tremujorin e tretë të vitit 2022, Europa u tërhoq në një luftë kibernetike hibride me intensitet të lartë në një pikë kthese në konflikt,” tha Pierre-Yves Jolivet, zëvendëspresident i Thales për zgjidhjet kibernetike.
Jolivet tha se vendet jashtë Ukrainës po vuajnë një “valë masive” të sulmeve DDoS. Këto sulme kryheshin gjithnjë e më shumë nga grupe të lidhura me Kremlinin dhe jo nga grupet zyrtare, dhe ata synonin të shkaktonin kaos në vend që të shkatërronin infrastrukturën, tha Thales.
Polonia, Letonia dhe Suedia ishin ndër vendet më të prekura, thuhet në raportin e Thales. Microsoft tha në vlerësimin e tij se sulmet e këtij viti në Europë kishin për qëllim kryesisht entitete qeveritare për qëllime spiunazhi.
Po keta hakerat sikur gjoja ishin Iraniane? E kthyen pllaken tani ne hakera Ruse? Ata hakerat Kineze, kur do ti nxirrni per propagande e trushplarje, se e vonuat shume?