Kremlini: Lufta e Rusisë me shtetet armike do të zgjasë shumë

29 Mars 2023, 13:10Bota TEMA

Kremlini: Lufta e Rusisë me shtetet armike do të zgjasë

Kremlini ka deklaruar se konfrontimi i Rusisë me shtetet armiqësore dhe ajo që ai e quajti një “luftë hibride” që po zhvillohet kundër saj nga Perëndimi do të zgjasë shumë.

Kjo deklaratë është bërë nga Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov kur u pyet se sa do të zgjaste ai që Rusia e quan “operacion special ushtarak” në Ukrainë.


“Nëse i referoheni një lufte në një kontekst më të gjerë, një konfrontimi me shtetet armiqësore, një luftë hibride kundër vendit tonë, atëherë ajo do të zgjasë për një kohë të gjatë. Dhe ne duhet të jemi të vendosur dhe të sigurt në vetvete ”, u tha Peskov gazetarëve.

 

1 Komente

  1. X
    XXXL

    Rusia nuk po ben lufte me Ukrainen, por me 56 shtete brenda saj edhe organizata bamire NATO. Duhet pyetur Amerika deri kur do te mbeshtese Ukrainen me armatime dhe me logjistike qe e ka cuar kete shtet per lesh kari, aq kohe do te zgjase edhe lufta.

    Lini një Përgjigje