Paralajmërimi i frikshëm i Donald Trump dhe pse e lidh hetimin e tij, me nisjen e luftës në Ukrainë

1 Gusht 2023, 10:44Bota TEMA
Paralajmërimi i frikshëm i Donald Trump dhe pse e lidh hetimin e tij,

Donald Trump  e quajti edhe një herë hetimin për lidhjet e mundshme të fushatës së tij zgjedhore të vitit 2016 me Rusinë një mashtrim, ndërkohë që e lidhi gjithashtu skandalin Russiagate me pushtimin e mëvonshëm të Ukrainës nga Moska.

Në një artikull në Newsweek, ish-presidenti amerikan akuzoi armiqtë e tij politikë për një komplot që synonte shfarosjen e tij politike. Siç theksoi ai, ky komplot shkaktoi shkatërrime të pallogaritshme, me viktima jo vetëm të tij, por kryesisht të qytetarëve amerikanë, duke cenuar shtetin demokratik dhe sigurinë e vendit.

Sipas Trump, “histeria masive” e shkaktuar nga hetimi është pjesërisht përgjegjëse për vendimin e Rusisë për të hyrë në një konflikt që mund të përfundojë në Luftën e Tretë Botërore.

“Një sërë zyrtarësh në nivelet më të larta të qeverisë sonë, në bashkëpunim me kandidaten e tyre të zgjedhur, Hillary Clinton, dhe aleatët e tyre në media organizuan një tentativë de facto grusht shteti të njohur si mashtrimi rus,” tha Trump duke sulmuar edhe një herë kundërshtaren  e tij demokrate në zgjedhjet e 2016.

Duke cituar një raport nga këshilltari special Joe Durham që u publikua në maj, i cili tha se FBI nuk duhet ta kishte nisur kurrë atë hetim, Trump, i cili do të kërkojë sërish nominimin republikan për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme pavarësisht nga pengesat e tij ligjore foli edhe për Rusinë.

“Në një kohë kritike kur duhet të reduktonim tensionet me Moskën, mashtrimi rus ndezi histerinë masive që e çoi Rusinë drejt në krahët e Kinës. Në vend që të kishim një marrëdhënie më të mirë me Rusinë si ajo që po përpiqesha të ndërtoja, tani jemi në një luftë proxy me të, e nxitur pjesërisht nga efektet e vazhdueshme të delirit Russiagate.

Ukraina është shkatërruar plotësisht, njerëz të panumërt kanë vdekur, madje mund të shkojmë drejt Luftës së Tretë Botërore”, thotë ai.

Trump pohoi në shkrimin e tij se ish-presidenti i SHBA-së Barack Obama dhe zëvendëspresidenti i atëhershëm (dhe presidenti aktual i SHBA-së) Joe Biden ishin informuar mbi planin e Hillary Clinton në verën e vitit 2016 për të “demonizuar Trumpin”, duke krijuar një skandal për mbështetjen e supozuar  të fushatës së tij zgjedhore nga shërbimet sekrete të Rusisë.

12 Komente

  1. P
    Pensionisti i Porcelanit

    Bravo! Ky do t'i fitoje zgjedhjet e pritshme te vitit 2024, sic i fitoi kryeagjenti serbo-rus Sali Vuku ne vitin e arte 2005!

    Përgjigjjuni
    1. U
      Uffff

      Ky trump duhet te jete totalisht idiot ose vertet i kompromentuar nga ruset. Per ca i duhen ruset per te perballur kinen??? Si e kercenon ky kinen duke u bashkuar me rusine??? Kina nuk e pjerdh fare rusine. Kina kercenohet vetem duke i kercenuar ekonomine. Kush jane ata qe bejne me shume tregti me Kinen??? SHBA dhe BE. Pra trump trapi duhet te mbaj evropen afer dhe te dyja bashk mund te kercenojne Kinen. Rusia me ekonomine sa Spanja dhe ushtri dislokimi qe neutralizohet dierkt ne Ukraine - nuk i hyn ne xhep askujt. E pra ky eshte i kompromentuar nga Putin.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mbase s eshte tamam ashtu

        Kina nuk ka fuqi detare ti bej ball amerikes dhe pothuajse gjithe c exporton e dergon neper oqean(ne rast embargo i bllokohet gjithshka), ateher ka nxjerr "1 belt 1 Road Plan" me te cilen do mundohet te exportoj neper bote me rruge tokesore shumicen e prodhimit, kjo rruge kalon neper Rusi. Per kte arsye Kina propozoj planin e paqes ne Ukraine(rruga kalon nga Ukraina) dhe sugjeroj te rindertonte c ishte prishur nga lufta. Nuk ka Amerika nevoje per europen, eshte e kunderta, europa nuk ka asnje kapacitet ushtarak pa ameriken (mjaft te kuptosh qe ukraina kishte me shum ushtri sesa cdo vend i natos me perjashtim te amerikes.

        Përgjigjjuni
        1. U
          Uffff

          Rruga one belt one road nuk kalon ne rusi por ne ish vendet sovjetike qe jane te pavarura nga rusia. Ajo one belt one road tregun Evropian furnizon. Nuk jane afrikanet qe blejne ne Kine..

          Përgjigjjuni
        2. x
          xy

          Uffff = Buffff

          Përgjigjjuni
      2. I
        Ilirjan

        Rusia nuk akuzohet vetem ne Amerike per nderhyrje ne zgjedhje.Pra o KARABUSH ,nuk eshte nje rast i izoluar,qe Hillary Clinton jà paska futur kot...Jo !Kjo eshte nje KONSTANTE e Rusise (prej kohes se Katerines),qe Putin e rigjalleroi.Ne Mal te zi,Bullgari Maqedoni e veriut,Hollande,France e Itali me financimet tashme te vertetuara e pranuara etj etj Jane te pamohueshme,dhe vete Rusia nuk i mohon.Vetem IDIOTET dhe te KORRUPTUARIT nuk e pranojne qe Rusia u can trapin te gjitheve.

        Përgjigjjuni
        1. C
          C ndryshim ka?

          Cdo vend mundohet te ndikoj/influencoj zgjedhjet ne nje vend tjeter sipas interesave te veta. USA ka pranuar qe ka nderhyre ny Filipine, Itali, Japoni(dy here), Liban, Bolivi, Kanada( dy here), Kili, Kongo, Kosta Rika e ne fund ne Rusi(1996). Pyete veten pse duhet te jet ndryshe me fuqite e tjera globale.

          Përgjigjjuni
          1. g
            gjethja e fikut

            Ndersa amerika or llumjan , nuk nderhyn!!?? Harove Rajsonin krah Sales! Ku eshte pare qe nje ambasador te dali ne fushat elektorale ne krah te nje partie ne nje shtet sovran, o llumjan!! Merre nja 3 gjela deti dhe nxiri per kullot, se aq kapacitet ke...!

            Përgjigjjuni
          2. D
            Drini

            Ah more kokrra e spiunit rus, eshte puna jote ajo qe coi ne luften e Ukraines. Te gjithe bashkpuntoret i ke ne burg si filorus. Po perfiton nga sistemi i komplikuar i drejtesise ne usa se edhe ti qen, brenda duhet te ishe.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Artan

              Prite kur te vijne putanat e Putanes e te flasin pro Trapit.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Loti

                I mungon Amerikes e botes nje Lider qe ti ket peshe fjala dhe ti rendoje prezenca, nje lider qe s eshte slav i partise se vet e qe s i perulet kompleksit industrial ushtarak te Amerikes . Kishim shprese se ai lider do ishe ti, per fat te keq ke ber aq shum zullume sa intervistat shpejt do ti japesh pas hekurave.

                Përgjigjjuni
                1. d
                  dsa

                  "Pensionist i pordhe-lanit" shko futi ndonje dore domino dhe bej shurren ne breke qe e ke zanat.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje