Patriarku rus shkon në ekstrem: Kush vdes në luftë i lahen mëkatet!

25 Shtator 2022, 20:35Bota TEMA

Patriarku rus shkon në ekstrem: Kush vdes në luftë i lahen

“Kush vdes në luftë, i lahen mëkatet”, kjo ka qenë deklarata shokuese e patriarkut rus Kirill, i cili kërkon t’i vijë në ndihme Putinit për mobilizimin e ushtrisë.

Sipas tij të gjithë ata që vdesin në luftë janë duke sakrifikuar jetën për të tjerët, prandaj atyre ju lahet çdo mëkat.

“Ne jemi të vetëdijshëm se ata që vdesin duke përmbushur detyrën e tyre ushtarake, sakrifikojnë veten për të tjerët. Kjo sakrificë pastron të gjitha mëkatet e bëra” – tha patriarku në një video të shpërndarë në rrjetet sociale.

Ditët e fundit Kirill u kishte bërë thirrje besimtarëve që të angazhoheshin në luftë. “Shkoni me guxim për të kryer detyrën tuaj ushtarake. Dhe mbani mend se nëse vdisni për atdheun tuaj, do të jeni me Perëndinë në mbretërinë e tij”.

Ndërsa Presidenti rus Vladimir Putin i bëri thirrje komunitetit hebre rus që të japë një “kontribut të fortë” për identitetin multietnik të vendit. Deklaratën e bëri në një mesazh me rastin e Vitit të Ri hebre.

“Është shumë e rëndësishme që duke u qëndruar besnikë traditave shpirtërore, hebrenjtë e Rusisë të japin një kontribut të fuqishëm në diversitetin kulturor në vendin tonë.

Kjo për të forcuar harmoninë ndëretnike dhe parimet e respektit të ndërsjellë dhe tolerancës fetare”, – tha ai. Megjithatë dhjetëra mijëra hebrenj janë larguar nga Rusia që nga fillimi i luftës. Të tjerë pritet të ikin pas shpalljes së mobilizimit.

Në krahun tjetër zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk i tha BBC se Moska po mban peng civilë. “Civilët nuk janë liruar gjatë disa shkëmbimeve të të burgosurve. Civilët duhet të kthehen, jo të shkëmbehen.

Mes tyre ka shumë gra. Gratë duhet të lirohen, sepse rusët po sillen në mënyrë të tmerrshme. Ata abuzojnë, rrahin gratë tona, torturojnë gratë tona. Bota nuk duhet të shikojë në heshtje sesi gratë tona vriten në burgje” – tha ajo.

20 Komente

  1. S
    Sara

    duket sikur degjojme papen e shek X keta jane 1000 vjet pas ne histori

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jasu se re file

      Orthodoksia apo Rusia e ke fjalen?!

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kalec Dega

        Allahu Akbar...kshu pra kur ngaterrohet keku me byrek.... = kisha/xhamia ne punet e eshtetit , shume e rrezikshme...por keshtu i intereson diktatoreve si anej e ketej buze detit Adriatik e Jonit grek...lol

        Përgjigjjuni
        1. I
          Islamike, Ruset dhe Serbet Jane numer një në propa

          Keshtu thone edhe Turqit shqip foles ose islamike për Fen e tyre por kushe Ka dy pale mend në koke e dine që nuke ështe e vertet. Disa true shplare i thone edhe Muhammed (profetit) Kure ai ishte 53 martohet me Aisha 9 vjeçe dhe në at moment kishte edhe 11 gra të tjera zyrtarish dhe njëra nder keto grat e tija ishte kushrina e pare e tija ose çupa e xhaxhait. E çfate tju thuashe ketyre true shplarve që i thone një pedofil ( profetit). Ruset, Serbet dhe islamike jane një lloje kure vjen puna tek propaganda

          Përgjigjjuni
        2. Ke stadiumi Dinamo

          Hajde Fe hajde Fe politike gjynah që egzistoni parazitët e mutit

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fisnik

            Mesjetarë të të gjitha vendeve bashkohuni!

            Përgjigjjuni
            1. J
              John Qelbashi

              pse nuk shkon ti me Putinin ti lani dhe ju? Ne lajmet Amerikane thuhet se Putini po con minoriteet Turke, Mongole, Siberiane me shumice dhe ara jane ngritur ne protesta

              Përgjigjjuni
              1. k
                k

                Ky degjeneratë pse nuk shkon vetë të prehen afer zotit ? Një spiun i KGB kriminel dhe i korruptuar, kerkon të mashtroje dhe genjeje njerezit të vdesin qe të pasurohen oligarket .

                Përgjigjjuni
                1. d
                  demokrati

                  Kiril ka qene oficer i kgb, kisha ortodosse ruse ne sherbim te nacional fashizmit rus

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Roberto

                    Pse tani e more vesh o Demokrat?? Budalla ishte Enver Hoxha qe thoshte:-"Feja eshte opium per popullin" hahahaa Opiumi eshte hashashi prandaj edhe Lazarati doli i pari ne ate kohe sepse "eci sipas mesimeve" te Partise hahhahaaaaa.

                    Përgjigjjuni
                    1. .
                      .

                      Perse nuk thua "ne Sherbim te Atdheut te vet" ? Dhe ku eshte e keqia ketu ??? Perse o hipokrita kritikoni dike qe nen thirje per mbrojtjen e Atdheut te vet dhe nuk thoni asgje per Erdoganin qe nepermjet Hoxjallarbe me fonde specjale rekrutonin Shqiptar per luft ne Siri ??? Haruat sa mijra Shqipo tru shpelar u shperngulen familjarisht ??? Haruat sa gra Arnaute u mbeten neper kampet Siriane ose u kthyen bashke me kopila te pllenuara nga Xhihadista Arab. Ahhhh rac muti qe nuk beheni njerez.

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        anti25642654censurë

                        pike ça atdheu të satëme po mbon kiri?? pastaj ç'hyn këtu erdoqëni?? nëse është kështu duhet me fole dhe për bin salmanin,për ata të mianmarit,për Xi-në e kinës e kush PS i numëron të gjithë!! këtu po flitet për kirillin që nuk po mbron aspak atdheun e tij,por po sulmon atdheun e dikujt tjetër!!

                        Përgjigjjuni
                    2. $
                      $antiago-@-Chil€

                      Zoti as nuk i lan e as nuk i shplan mëkatet mor mbetje mikroskopike fekalesh. Eh...po të kishte kohë Zoti të merej me njerëzimin do të ta kishte lëruar têt ēmë, ty ..Putinit... dhe qindra miliona robqirëve në planetin tonë që pijnë gjak njeriu..

                      Përgjigjjuni
                      1. X
                        X Y

                        Opo çjan keta komentes!? Feja hisorikisht i ka sherbyer regjimeve.Pse habiteni? Po ai patriaku i Ukrines ç'far i thote mos lufotni per atedhe po Papa nuk beri thirje per me shume arme per ukarinen, mos flasim per vendet islamike qe ne emer te allaut hedhin ne ere te fajshem e te pafajshem. Pastaj kemi shembuj edhe ne Sqiperi qe i kane sherbyer regjimeve anti popullore

                        Përgjigjjuni
                        1. a
                          anti25642654censurë

                          X Y a janë në të njëjtin pozicion këta dy peshkopë o leshko?? kush ja ka sulmuar atdheun kirrilit,PS?? ukrainasit mos vallë luftojnë në rusi apo në ukrainë?? he mor ndyrësira,as një autik nuk mund të arsyetohet në këtë rast me idiotësi të tilla!!

                          Përgjigjjuni
                        2. B
                          Beni

                          Njerezit e zotit qe I sherbejne djallit !

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Dajti

                            Po ti more Kirill sa here duhet te vdesesh ne luftra qe te lahen mekatet ?

                            Përgjigjjuni
                            1. k
                              kirilli i cmendur njesoj si muslimanet

                              paska rrjedhur ky.

                              Përgjigjjuni
                              1. a
                                anti25642654censurë

                                "Kush vdes në luftë i lahen mëkatet! " a thu se ka ndonjë që e ha akoma këtë?? apo rusia ka mbetur në shekullin e 11 në kohën e kryqëzatave??

                                Përgjigjjuni
                                1. a
                                  anti25642654censurë

                                  e çuditëshme si është kjo puna e fjalës!! “Ne jemi të vetëdijshëm se ata që vdesin duke përmbushur detyrën e tyre ushtarake, sakrifikojnë veten për të tjerët. Kjo sakrificë pastron të gjitha mëkatet e bëra” ky e thotë për ushtarët e tij,por,pavarsisht se nuk e kemi dëgjuar asnjëherë nga ndonjë prift ukrainas,sepse nuk kanë nevojë për gënjeshtra të tilla,dhe ukrainasit bëjnë të njëjtën gjë! ata japin jetën për të mbrojtur atdheun e tyre!! ata në tërë kuptimine fjalës,"sakrifikojnë veten për të tjerët",dhe si duken gjërat nuk lajnë asnjë mëkat!sepse nuk kanë,nuk i kanë shkuar askujt në shtëpi,nuk kanë sulmuar shtëpinë e askujt! prandaj çdo njëri që vritet në luft mund të thirret hero!ndryshe nga rusët që me vdekjen e tyre lajnë vetëm mëkatet!lajnë vetëm ndyrësinë që kanë bërë!pra nuk mund të quhen heronj! ukrainasit meqënëse nuk kanë mëkate,quhen heronj!për së gjalli,duke mbrojtur dhe për së vdekuri,kur japin jetën për të mbrojtur vëndin e tyre!!

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje